E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të huajt preferojnë turizmin malorë

Të dhënat bëhen të ditura nga Policia e Shtetit, e cila thekson gjithashtu se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se gjatë këtij sezoni kanë hyrë 138.888 shtetas më shumë.

Ndërkohë që vetëm gjatë ditëve të para të muajit gusht 2012 kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 333. 579 shtetas. “Tërheq vëmendjen fakti se gjatë këtij sezoni turistik vihet re një rritje e shtetasve të huaj që kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë. Përpos shtetasve kosovarë, numri i të cilëve është mjaft i madh, deri tani kanë hyrë gjithashtu 114.270 shtetas maqedonas, 47.910 shtetas grekë, 34.878 shtetas Italianë,  31.230 shtetas gjermanë, 28.035 shtetas anglezë, 22.049 shtetas zviceranë,  si dhe mjaft shtetas suedezë, polakë, francezë, belgë, etj. Pjesa më e madhe e këtyre vizitorëve të huaj kanë preferuar turizmin malor në Shqipëri dhe nga ana e strukturave të policisë janë marrë të gjitha masat për garantimin  e rendit dhe sigurisë së tyre”, thekson policia.

Ndërkohë, policia ka marrë një sërë masash për të garantuar sigurinë dhe qetësinë për turistët. “Si rezultat i rritjes së fluksit të madh të udhëtarëve në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë marrë një sërë masash edhe në drejtim të lehtësimit të procedurave të hyrje-daljeve dhe të qëndrimit të të huajve në vendin tonë. Strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit kanë marrë të gjitha masat për forcimin e regjimit të ruajtjes dhe kontrollit të kufirit, krijimit të lehtësirave gjatë procesit të përpunimit, duke shtuar sportelet pranë pikave të kalimit Kufitar, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me shërbimet e tjera qe operojnë në kufi, si dogana, shërbimi fito sanitar, si dhe me operatoret turistike”, thuhet më tej.

Një rëndësi e veçantë i është kushtuar dhe bashkëpunimit dhe intensifikimit të kontakteve me strukturat homologe policore të vendeve fqinje për zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta për probleme të rendit e të sigurisë, si dhe për krijimin e të gjitha lehtësirave për shtetasit e vendeve respektive gjatë lëvizjes së tyre në pikat e kontroll kalimit kufitar. Gjithashtu, si rezultat i shtimit të madh të fluksit të lëvizjes së automjeteve në akset rrugore gjatë këtij sezoni,  është bërë përforcimi me forca shtesë i shërbimeve të policisë në segmentet rrugore më problematike me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. /Start/

                                                                                             2012-08-07 15:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›