Berisha: Të rikthehen eshtrat e Zogut, të ngrihet përmendore
13/01/2012 Del logoja e 100-vjetorit
Komiteti Ndërministror i ngritur nga qeveria për 100-vjetorin e Pavarësisë miratoi logon e përvjetorit. Fitues u shpall kuratori dhe dizenjuesi nga Kosova Zeni Ballazhi, i cili sjell një stilizim të shqiponjës dykrenore në formën e një flake jubilare, që i përngjan një trofeu.
Në mbledhjen e Komitetit u bënë disa ndërhyrje lidhur me tekstin që shoqëron logon në pjesën e poshtme. Teksti mbeti ende i papërcaktuar. Kryeministri tha se do të vendoset nëse do të jetë thjeshtë “Pavarësi” ose “100 vjet Pavarësi e Shqipërisë”. Ndër të tjera Kryeministri tha se në këtë 100-vjetor veç aktiviteteve të tjera do të bëhet dhe rivlerësimi i disa figurave të historisë. Kryeministri kërkoi që në këtë 100-vjetor të ngrihet në Tiranë përmendorja në nderim të figurës së Ahmet Zogut dhe të bëhet e mundur sjellja e eshtrave të tij në atdhe. Veç shtatores së tij Kryeministri propozoi dhe ringritjen e varrezës mbretërore atje ku ka qenë, e cila u shkatërrua pas luftës nga komunistët me dinamit. Gjithashtu, sipas Kryeministrit, në Tiranë do të ngrihen dhe përmendorja e Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës dhe Monumenti i Pavarësisë. Gjithashtu në mbledhjen e djeshme u lajmëruan dhe një sërë aktivitetesh të tjera, që kanë si për shembull një konkurs mbarëkombëtar mes shkollave, nga ku do të dalë dhe çmimi i pavarësisë. Një porosi të veçantë Kryeministri la dhe për Ministrinë e Kulturës dhe të Sporteve, ku kërkoi organizimin e Kupës së Pavarësisë “Ky eveniment duhet të përfshijë të gjitha skuadrat nga Mitrovica në Gjirokastër dhe Maqedoni. Pra, të gjitha trevat ku ka ekipe të kategorizuara shqiptare”, - u shpreh Kryeministri. Berisha kërkoi nga Komiteti Ndërministror që kremtimet për 100-vjetorin e Pavarësisë të synojmë që të prekin zemrat e qytetarëve. “Ky 100-vjetor t’u shërbejë shqiptarëve për të vlerësuar dhe më shumë vendin e tyre. Ky 100-vjetor t’u shërbejë shqiptarëve për të vërtetat më të rëndësishme të veprave të vendit të tyre”, - vlerësoi Berisha gjatë kësaj mbledhje. Në vlerësimin e kreut të qeverisë trajtimi mbarëkombëtar është detyrim për të nderuar ata që kontribuan dhe për këtë arsye duhet të ruhet sensi mbarëkombëtar duke përfshirë dhe diasporën. “Duhet të jemi aktiv në të gjitha fushat. Në këtë 100-vjetor Ministria e Brendshme të kontaktojë me vendorët që të angazhohen për të organizuar festime në të gjithë vendin”, - u shpreh Berisha. Në këto festime Berisha theksoi si të rëndësishëm faktin që “tashmë festohet me Kosovën e pavarur”.
Deklarata
“Ky 100-vjetor t’u shërbejë shqiptarëve për t’u njohur me të vërtetën më të rëndësishme të vendit dhe të kombit të tyre. Ky 100-vjetor t’u shërbejë shqiptarëve jo si një parullë për të shkuarën, por si një shpresë e besim për të ardhmen. Duhet të ruajmë sensin e realizmit, vlerësimin e figurave të historisë sonë kombëtare, por dhe rëndësinë e ngjarjeve, të cilat nuk mund të mos kenë edhe dritën e aktualitetit”, - u shpreh Berisha
Kupa e Pavarësisë
Gjithashtu në mbledhjen e djeshme Kryeministri Sali Berisha la një porosi të veçantë për Ministrinë e Kulturës dhe të Sporteve, ku kërkoi organizimin e Kupës së Pavarësisë “Ky eveniment duhet të përfshijë të gjitha skuadrat nga Mitrovica në Gjirokastër dhe Maqedoni. Pra, të gjitha trevat ku ka ekipe të kategorizuara shqiptare”, - u shpreh Kryeministri. Një ide e tillë vjen në një kohë kur është kërkuar dhe bashkimi i kampionatit shqiptar me atë kosovar.