Mashtruan në SHBA, kapen në Koplik
13/01/2012 Bënin aktivitete të rreme në Ohajo të SHBA-ve, i kërkonte Interpol Washington
Operacioni “Kujtesa” prangos të moshuarit, jetonin në Malësinë e Madhe
TIRANË- Dy banorë të Koplikut në Malësinë e Madhe u prangosën dje, pasi kërkoheshin nga SHBA-të për “pastrim parash” dhe “mashtrim”. Nga burimet zyrtare të policisë mësohet se Sektori kundër Pastrimit të Parave në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, organizuan dje operacionin “Kujtesa”. Nga ky aksion u kapën Zoge Ahmetaj, 69 vjeçe dhe Qerim Ahmataj, 77 vjeç, të dy banues në Koplik, Malësi e Madhe. Këta dy shtetas janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt SHBA-së, pasi autoritetet e drejtësisë atje, me vendim të datës 26.12.2011, kanë caktuar ndaj tyre masën e sigurisë "arrest me burg", për veprat penale të “mashtrimit” dhe “pastrimit të parave”. Nga Interpol Washington ishte bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e tyre për mashtrim të institucioneve financiare dhe pastrimit të parave. Shtetasit e mësipërm nga data 18.11.2009 deri më datë 01.01.2010, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në mënyrë të jashtëligjshme, kanë marrë pjesë në një skemë për të mashtruar një institucion financiar në Cleveland, Ohio, si dhe kanë përfituar paratë përmes aktiviteteve të rreme dhe mashtruese. Nga strukturat Kundër Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkodër po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme mbi aktivitetin e tyre në Shqipëri. Nga struktura Kundër Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit është bërë i mundur sekuestrimi, gjatë vitit 2011 i rreth 8 milionë eurove asete dhe vlerë monetare.