E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Te rishikohen ngjarjet historike, te lena ne harrese Eva Gjura

Nen drejtimin e kryeministrit Berisha, eshte zhvilluar dje mbledhja e radhes se Komitetit Nderministror per 100-Vjetorin e Pavaresise. Ne kete mbledhje, kryeministri u ka kerkuar anetareve te komitetit qe te shpejtojne ritmet e veprimtarive te parashikuara, me qellim realizimin e axhendes. Berisha tha se pavaresia ishte rezultat i nje perpjekjeje mbare kombetare dhe kremtimi i saj duhet te jete nje kremtim mbare kombetar, ndaj jane konturuar dhe po konturohen grupet dhe nengrupet e punes, jane vendosur kontaktet dhe lidhjet me shqiptaret e Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Presheves, diaspores, me vendet kudo ku ka shqiptare. Gjate fjales se tij ne kete mbledhje, kryeministri e vuri theksin te vendosja ne piedestalin e merituar te disa ngjarjeve madhore, te cilat, sipas kryeministrit, me kalimin e kohes jane harruar, por historia duhet te punoje per t'i nxjerre ngjarjet sic jane. "Koha ecen, eshte e domosdoshme te shpejtohen ritmet e zhvillimeve, ne menyre qe nje axhende e ngjeshur te zbatohet. Duhet perqendrim me i madh te ngjarjet, zhvillimet, te cilat per arsye politike, ideologjike, etj., jane vendosur ne harrese per nje kohe te gjate dhe ato te cilat kane perjetuar harresen per kohe te gjate, per fat te keq, nuk jane te pakta. Harresa ka mbuluar zhvillime nder me madhoret, perpjekje te medha, luftera dhe perpjekje te shqiptareve ne ish-Jugosllavi, Tetove, Mal te Zi. Rivendosja e tyre ne piedestalin e merituar ne kete 100-vjetor duhet te jete nje nga objektivat madhore", eshte shprehur Berisha. Duke dhene shembuj konkrete, kryeministri u ndal te Kongresi i Lushnjes, i cili para pak ditesh festoi 92-vjetorin e mbledhjes se tij. Berisha tha se ajo eshte nje ngjarje historike qe ka nevoje te ridimensionohet. Ndaj kerkoi qe shtepia, ku u mbajt ky kongres, duhet te kthehet ne muze, ndersa ne Lushnje duhet te ngrihet edhe nje memorial qe perfaqeson kete ngjarje historike. "Kongresi i Lushnjes eshte cilesuar nga studiuesit si mrekullia e shqiptareve, ngjarja u skajua se protagonistet e saj, regjimi i shpalli armiq. E verteta eshte se kjo ngjarje te mahnit me vendimet e ketij kongresi, mahnit me qeverine qe doli nga ky kongres. Ne kongresin e Lushnjes, shqiptaret, me vete, kishin vetem Zotin. Eshte e domosdoshme te ridimensionohet me nje muze te shtepise ku u mbajt Kongresi i Lushnjes, duhet te kete edhe nje monument per kete ngjarje ne kete qytet, i cili beri te mundur zhvillimin e kongresit dhe formimin e qeverise", tha Berisha. Gjithashtu, kryeministri ka kerkuar nga Ministria e Drejtesise informacion deri ku ka shkuar puna per ridimensionimin e ligjit per motivacionin e medaljeve dhe dekoratave, te cilat do te jepen per 100-vjetorin e Pavaresise, gjithashtu do te jepet edhe Urdhri i 100-vjetorit te Pavaresise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›