E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Avancuam me integrimin ne BE Qamil Xhani

Procesi i integrimit ne Bashkimin Europian, lobimi per pavaresine e Kosoves dhe rritja e kontributit ne organizatat nderkombetare, kane qene disa nga objektivat kryesore te diplomacise shqiptare, gjate vitit qe lame pas. Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Haxhinasto, deklaroi dje se Shqiperia ka arritur sukses ne disa drejtime, nderkohe qe duhet te intensifikoje perpjekjet per objektivat e vitit 2012. Ne krye te axhendes se diplomacise, Haxhinasto ka vendosur procesin e integrimit duke theksuar se ambiciet per vitin 2012 jane te medha. "Prioritet madhor i diplomacise sone ka qene avancimi i integrimit evropian te vendit. Puna e sherbimit diplomatik eshte perqendruar ne komunikimin me interlokutoret tane ne vendet anetare te BE-se dhe ne institucionet e BE-se ne Bruksel", tha dje Haxhinasto. Kreu i diplomacise shqiptare ka theksuar se, vec kontaktit me vendet anetare te BE-se dhe kancelarite nderkombetare, eshte punuar dhe ne rrafshin konkret per perafrimin e ligjeve me ato te vendeve qe jane pjese e unionit europian. "Kontribut i drejtperdrejte i diplomacise shqiptare ne integrimin evropian te vendit, eshte perafrimi dhe bashkengjitja e qendrimeve tona me ato te Bashkimit Europian, per ceshtjet e politikes se jashtme dhe asaj te sigurise (CFSP). Perafrimi dhe bashkengjitja e qendrimeve tona me ato te Bashkimit Europian, ben qe Shqiperia, pavaresisht se akoma jo vend anetar, te veproje si nje vend i tille", tha Haxhinasto. Ministri ka theksuar se nje ceshtje e rendesishme i eshte kushtuar dhe marredhenies me shume vende, ku me pare nuk ka pasur kontakte. Haxhinasto u shpreh se keto kontakte jane pare ne rrafshin ekonomik. "Objektiv i rendesishem ka qene vendosja e lidhjeve sa me te forta me zonat e reja te zhvillimit ekonomik boteror dhe me vendet me resurse te medha energjetike. Objektiv mbetet edhe vendosja e marredhenieve diplomatike me ato pak shtete anetare te OKB-se, qe nuk kemi marredhenie", tha Haxhinasto. Zhvillimet ne Rajon dhe qendrimi i Shqiperise per ceshtjen e Kosoves jane cilesuar nga kreu i diplomacise, si nje ceshtje per te cilen eshte punuar dhe do te punohet gjate vitit 2012. Ai ka theksuar se fale lobimit te qeverise, numri i shteteve qe kane njohur pavaresine eshte rritur me 13. "Kosova, njohjet e reja, mbeten sfide e politikes sone te jashtme. Ato jane pjese e rendesishme e axhendes se diplomacise se Republikes se Shqiperise. Perfshirja e saj ne iniciativat rajonale dhe ecja me tej e integrimit euro-atlantik, jane gjithashtu nje objektiv madhor. Diplomacia jone ka intensifikuar perpjekjet per rritjen e numrit te njohjeve te Republikes se Kosoves", tha Haxhinasto. Ai ka folur dhe per reformat qe jane bere ne Ministrine e Jashtme, ku eshte synuar rritja e profesionalizimit te diplomateve shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›