E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, mbyllen qindra shkolla ne gjithe vendin Luljeta Ndoka

Qindra shkolla ne te gjithe vendin jane mbyllur per shkak te motit te keq dhe pamundesise per te ndjekur mesimin. Keshtu, gjate dites se djeshme, nuk eshte zhvilluar mesim ne pjesen derrmuese te shkollave, sidomos ne zonat ku ka pasur reshje te shumta debore. Ministria e Arsimit ka njoftuar se nuk eshte zhvilluar mesim ne asnje prej shkollave te Drejtorise Arsimore Rajonale te Dibres dhe Kukesit, si dhe ne asnje shkolle te Zyrave Arsimore te Bulqizes, Mirdites, Tropojes, Pukes, Malesise se Madhe, Skraparit, Matit, Tepelenes, Kolonjes dhe Devollit. Ndersa ne drejtorite e tjera arsimore eshte zhvilluar mesim ne disa shkolla. Kesisoj, mesohet se ne Drejtorine Arsimore Rajonale te Korces nuk eshte zhvilluar mesim ne Plase, Pojan, Zvezde, Zemblak, Sheqeras, zona e Lozhanit, Vreshtas, Bregas, Rrembec, Orman-Pojan, Lavdar, zona e Lekasit. Sa i perket Drejtorise Arsimore Rajonale te Pogradecit nuk eshte zhvilluar mesim ne asnje prej shkollave te komunave Cerrave, Trebinje, Dardhas dhe Proptisht. Ne Drejtorise Arsimore Rajonale Berat nuk eshte zhvilluar mesim ne shkollat e komunave Terpan dhe Sinje, ndersa ne Shkoder nuk eshte zhvilluar mesim ne asnje shkolle fshati. Ne Drejtorine Arsimore Rajonale te Lezhes nuk eshte zhvilluar mesim ne shkollat e fshatrave Ungrej, Kalivac, Trashan, Kallmet, Dajc, Mabe, Grash, Kakarriq, Malecaj. Nga ana tjeter, ne Zyren Arsimore te Hasit nuk eshte zhvilluar mesim ne shkollat e fshatrave Mujaj, Golaj, Letaj, Zgjec, Kosturr, Fajza, Tregtan, Metaliaj, Gjinaj, Domaj dhe Kishaj. Ne DAR Elbasan nuk eshte zhvilluar mesim ne 42 shkolla. Me konkretisht nuk eshte zhvilluar mesim ne komunat: Shmil, 6 shkolla, Gjinar 4 shkolla, Shushice 2 shkolla, Mollas 3 shkolla, Grekan 2 shkolla, Belsh 6 shkolla, Funar 2 shkolla, Kosove 2 shkolla, Tregan 2 shkolla, Zavaline 1 shkolle, Gostime 6 shkolla dhe Shales, ne 3 shkolla. Ne Zyren Arsimore te Gramshit nuk ka pasur mesim ne shkollat e komunave Porocan, Tunje, Kukur, Skenderbegas, Kushove dhe Lenie. Po keshtu, shkollat jane mbyllur edhe ne Librazhd, ne shkollat e komunave: Stebleve, Orenj, Lunik, Qender, Polis, Hotolisht, Qukes dhe Stravaj, ne shkollat e komunes Sevaster ne Vlore, si dhe nuk eshte zhvilluar mesim as ne shkollat e komunave Zall-bastar, Krrabe, Mneri i siperm dhe Kllojke, ne Tirane.

Fundjava me e ngrohte, nga e hena, serish i ftohte Siberian

Fundjava, duke filluar nga sot, do te sjelle temperatura me te ngrohta ne te gjithe vendin. I gjithe territori do te dale nga vlerat negative cka pritet te sjelle edhe shkrirje te bores ne shume vende. Sipas sherbimit sinoptik, temperaturat maksimale ne vendet e uleta parashikohet te shkojne deri ne 14 grade Celsius, kurse ato minimale ne 1 apo 2 grade. Nderkohe persa i perket vendeve malore, meteorologet pohojne se temperaturat do te jene konstante gjate 24 oreve, vetem me nje ndryshim nje apo dy grade gjate oreve te dites. Keshtu, ne mesnate, parashikohet qe temperatura te jete 0 grade, nderkohe qe gjate dites te arrije ne vlerat e 1 apo dy gradeve. Por gjate ketyre diteve pritet qe reshjet e shiut dhe te bores te jene prezente, kryesisht ne zonat malore. Nderkohe, java e ardhshme pritet qe te sjelle serish te ftohtin siberian, ku gjate 24 oreve do te kete nje renie te temperaturave me disa grade. Keshtu, ne vendet malore parashikohet qe ato serish te shkojne ne minus 13 grade dhe ne vendet e uleta ne minus 2 grade, persa i perket vlerave minimale.

Si te ruajme shendetin nga i ftohti dhe ngricat

Gjate dimrit, organizmi dhe zemra punojne me shume per te perballuar te ftohtin. Nese qendroni gjate ne te ftohte, organizmi juaj nuk arrin te prodhoje aq nxehtesi sa harxhon dhe ju do te filloni te vuani nga ulja e temperatures dhe me kalimin e kohes do te ndiheni te lodhur, te mpire dhe konfuze. Kjo, pasi si pasoje e ngushtimit te eneve te gjakut ne tru, njeriu fillon te mos mendoje qarte dhe pastaj levizjet fillojne te ngadalesohen deri kur temperatura e trupit te bjere nen 35° C, deri ne ngrirje. Shenjat e para te ngrirjes jane mungesa e ndjeshmerise, skuqja dhe dhimbjet ne indet e lekures dhe nenlekures ne ekstremitete (koke, kembe e duar) dhe zonat me te ekspozuara, si fytyra, veshet, etj. Ne raste te tilla nuk duhet te masazhohen pjeset e ngrira, por duhet te futeni menjehere ne nje ambient te ngrohte dhe te pini pije te ngrohta qe te rrisin temperaturen e trupit, duke evituar perdorimin e alkoolit. Persa i perket ambienteve te brendshme, mjeket keshillojne qe temperatura te jete 20-23° C dhe ajrosja duhet te behet disa here, per te siguruar lageshtine e duhur per rruget e frymemarrjes dhe per te ulur perqendrimin e mikrobeve ne shtepi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›