Arrestohet ish shefi i sigurisë së Al Kaedes, Saif al-Adel
KAJRO- Është arrestuar sot në aeroportin e Kajros, komandanti më i lartë ushtarak i Al Kaedes Saif al-Adel. Lajmi konfirmohet nga zyrtarët egjiptjanë të sigurisë, të cilët thanë se Al-Adel kishte ardhur në Kajro me një fluturim nga Pakistani, ndërsa kishte bërë një ndalesë në Dubai.
Egjiptjani, emri i vërtetë i së cilit është Muhammad Ibrahim Makkaëi, ka qenë shefi i sigurisë së Osama Bin Laden dhe mbikqyrte operacionet ushtarake të Al Kaedes. Ai kërkohet nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës për bombardimet në ambasadat amerikane në Afrikën Lindore në vitin 1998.
Pas pushtimit të Afganistanit në 2001-shin, Saif al-Adel besohet se u fsheh në Iran, megjithëse Teherani asnjëherë nuk pranoi praninë e tij. Ndërsa, raportimet e fundit tregojnë se ai fshihej diku në veri të Pakistanit bashkë me një prej djemve të Bin Ladenit.
(el.me/news24/BalkanWeb)