Robert Ndrenika rikthehet si doktor Shuster
TIRANË- Aktori i madh Robert Ndrenika është ngjitur dje në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar, ë cilës i mungon prej kohësh. Regjisori Spiro Duni i ka besuar rolin protagonist në komedinë Doktor Shuster të autorit serb Dushan Kovacevic, ndërkohë që premiera do shfaqet më 15 mars.
Doktor Shusteri është një model njerëzor në një situatë të përmbysur vlerash në postkomunizëm. Vepra që cilësohet ndryshe si komedi e trishtuar, është shkruar në vitin 2001, ndërkohë në shqip e ka sjellë Timo Flloko.
Ndrenika bën 4 vite që ai mungon skenës dhe siç është shprehur së fundi në një intervistë është periudha më e gjatë që nuk është ngjitur në skenë qysh prej fillimit të karrierës.
(el.me/BalkanWeb)