BSH, Fullani: Norma bazë e interesit, e pandryshuar 4,5%
TIRANE- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në një konferencë për shtyp bëri me dije se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në 4,5%, sic tha ai.
Guvernatori Fullani deklaroi më tej se Banka e Shqipërisë është vigjilente ndaj presioneve inflacioniste, megjithëse sic tha ai “ato mbeten të ulëta”. Sic tha ai, “Për muajin janar inflacioni ka rënë në nivelin 1.4%”.
Duke u ndalur tek 3 mujori i fundit i 2011-ës, Guvernatori komentoi se është vërejtur “një rritje e ulët e çmimeve të konsumit, rritja 2.6%”, tha ai.
Gjatë këtij 3 mujori, sic tha më tej Guvernatori është rritur niveli i eksporteve në vend. Ai shtoi se "është vërejtur një
kërkesë e dobët për kredi nga bizneset e individët", ndërsa nënvizoi se oferta për kredi ka qenë më e shtrënguar në pjesën e 2-të të 2011.
Sipas tij, kushtet monetare janë të përshtatshme për ekonominë shqiptare dhe se ajo është e hapur ndaj fondeve të huaja.
(ma.ar/BalkanWeb)