E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të takohen Patozi-Ruçi për të konkretizuar rezolutën

Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë mandatim të plotë kreut të grupit parlamentar të PD-së, Patozi për të filluar negocimin me kreun e grupit socialist, Ruçi për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike dhe për ringritjen e komisionin hetimor për transparencën e zgjedhjeve.
"Unë angazhohem për zbatimin e rezolutës. Zoti Patozi të takohet me Ruçin, të ulen të diskutojnë për konkretizimin e rezolutës së PE.
Ne nuk kemi kundërshti. I gjithë ky proces ka faktuar se në vend është e mundur transparenca dhe funskionimi i shtetit ligjor", tha kryeministri në mbledhjen e grupit të PD-së.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha u përqendrua edhe tek shkurtimi i shpenzimeve duke pohuar se vendimi është marrë për t'i dhënë shtysë sektorit privat. Ai pohoi se shkurtimet e shpenzimeve për rreth 25% u bënë me qëllimin që në kohën e një krizë botërore të borxheve , Shqipëria të mos lejojë rritje të shpenzimeve.
" U vendos të shkurtohen shpenzimet që është e mundshme të shkurtohen. Askush nuk do donte të shkurtonte shpenzimet, por është e domosdoshmë që sektorit privat t'i hapen hapësirat më të mëdha", u shpreh kreu i i qeverisë.
Sipas tij, këtë 6-mujor ka rritje 26% të invesimeve direkte krahasur me vitin e kaluar. "Bizneset e reja të regjistruara në 6 muaj janë 40% më shumë se 6-mujorin e vitit të kaluar", nënvizoi Berisha.Sipas kryeministrit, trendi është qartësisht pozitiv.
"Gjithçka duhet të zhvillohet në përputhje me parashikimin ekonomik të kësaj mazhorance. Nuk ka asnjë krahasim me asnjë nga vendet përreth. Rritja ekonomike ne përiudhën më të vështirë është mbi 2%. Rritja vazhdon", saktësoi ai.
Berisha tha se përpjekja për mos rritjen e borxhit është qendrim serioz i përshtatshëm në përputhje me situatën europiane dhe botërore të euros.
"Ne vendosëm të rrisim rrogat nga 4%-11 apo 12% sipas ketegorive. Kemi vepruar drejt . Administrata duhet të shpërblehet sa më mirë për punën që bën", shtoi ai.

Në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha foli edhe për finalen e botërorit Spanjë-Holandë. Sipas tij ndeshja e zhvilluar dje ishte një ndeshje e shkëlqyer. "Spanja fitoi me një dinjitet të plotë, por edhe Holanda humbi me dinjitet të plotë. Dy skuadrat ishin në lartësinë më të madhe", tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›