16 juristë në provim për Avokatë Shteti
16 juristë kanë zhvilluar provimin, ku 13 prej tyre do te jenë pjesë e Avokaturës së Shtetit ku do të përfaqësojnë shtetin shqiptar në gjyqet si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Në mbështetje të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë dhe Agjencisë Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim , Avokatura e Shtetit , projketi Spanjoll AECID në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës , kanë realizuar një trajnim me juristët nga data 28 prill 2010 deri në 30 qershor 2010. Në përmbyllje të këtij trajnimi ditën e hënë në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua provimi përfundimtar nga i cili pritet të plotësohen 13 vende vakante për Avokatë Shteti në nivel ministrie dhe në nivel vendor. Kjo është faza e dytë e testimit të këtyre avokatëve , të cilët u trajnuan nga ekspertë të huaj dhe vendas. Rekrutimi i avokatëve të rinj sipas, Avokates së Përgjithshme të Shtetit, znj.Ledina Mandia do të sjellë forcimin e metejshëm në kapacitetet e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për shtetin ligjor. Zbatimi i projektit do të përmirësojë organizimin e brendshëm dhe formimin e Avokaturës së Shtetit të Shqipërisë, e për më tepër duke ushtruar në mënyrë më efikase funksionin mbrojtës të Shtetit përballë gjyqeve, do t'i lejojë të marrë funksione të tjera si vlerësimi paraprak i kontratave dhe marrëveshjeve juridike të ndërmarra nga shteti, vlerësimi i projektligjeve, si dhe të përfaqësojë shtetin shqiptar përballë gjyqeve ndërkombëtare të organizmave ndërkombëtarë, ku Shqipëria aderon, si Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe përballë Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian. Rezultat per 13 avokatët e ardhshme do të dalin ditën e mërkurë.