E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Te vendosur per statusin, do te permbushim reformat

Kryeministri Berisha ka pritur dje ne nje takim, Sekretarin e Shtetit te Ministrise se Puneve te Jashtme te Hungarise, z. Zsolt Nemeth. Gjate ketij takimi, kryeministri i ka uruar mireseardhjen z. Nemeth dhe i ka shprehur mirenjohjen per mbeshtetjen qe Hungaria i ka dhene Shqiperise, jo vetem ne themelimin dhe konsolidimin e pavaresise se Shqiperise, por dhe ne demokratizimin, anetaresimin ne NATO dhe ne procesin e integrimit europian. Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit, Nemeth, pasi vleresoi ndryshimet ne Shqiperi, nenvizoi rolin transformues demokratik qe forcat politike te udhehequra nga kryeministri Orban dhe kryeministri Berisha kane luajtur ne te dy vendet, pas renies se diktaturave komuniste. Zoti Nemeth siguroi se Hungaria eshte mbeshtetese e palekundur e integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE dhe se Shqiperia do te kete gjithmone mbeshtetjen e saj, ne kete drejtim. Gjithashtu, kryeministri e njohu z. Nemeth me procesin e zgjedhjes se Presidentit. Berisha u shpreh se mazhoranca ka propozuar kandidature me cilesi shume te larta per arritjen e konsensusit dhe siguroi se procesi do te vazhdoje drejt permbushjes se qellimit kushtetues, ne perputhje te plote me frymen dhe germen e Kushtetutes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›