Bengasi: Helmimet në Baldushk, ekzekutime në tunelet e Linzës
Ngjarja e rrëfyer nga Dilaver Bengasi, që ka të bëjë me helmimin e lopëve të racës holandeze në Baldushk të Tiranës, po hyn në një moment tepër interesant. Për hetimin e saj qenka caktuar një grup i stërmadh i Sigurimit të Shtetit, i përbërë prej 6 personash. Por rezultatet e tij qenkëshin të dobëta, aq sa paskan irrituar së tepërmi vetë ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Kadri Hazbiun. Pas kësaj Hazbiu, me irritim, i alarmuar, ka urdhëruar të vijë në krye të kësaj çështjeje vetë Dilaver Bengasi, i cili e kishte filluar hetimin në ditët e para të ndodhisë. Por si vijuan arrestimet e mëtejshme të përgatitura nga grupi hetimor i sigurimsave të vjetër? Kush ishin arsyet e kreut të grupit, i cili kishte futur në valle edhe vëllanë e vet që u dënua me pushkatim? Përse nuk u dënua kreu i grupit prej tetë vetash të akuzuar si autorë të helmimit të lopëve, ndërkohë që ishin dënuar dy vetë me pushkatim?
Kush ishin 6 kuadrot më të vjetër të Sigurimit të Shtetit, që zëvendësuan Bengasin në procesin e hetimit dhe irritimi i Kadri Hazbiut për vendimin e marrë.
Urdhri ekstrem i dhënë me ulërimë nga Kadri Hazbiu, mbi kryetarin e hetuesisë, Koço Josifin, dhe…, rikthimi i Bengasit në dosjen hetimore që priste të shkonte në zyrën e Enver Hoxhës.
Urdhër-arrestet e reja që u nisën pas disa muajsh në drejtim të Baldushkut problematik të kohës, pas të cilave, njerëzit e prangosur do të përfundonin të ekzekutuar në zonën e Dajtit.
Kush ishte Refat Daja, i marrë prej vëllait të tij në grupin sabotator dhe vendimi i llahtarshëm për ta ekzekutuar në tunelet e Linzës.
Përse mjeku Bashkim Allmuça arriti nga qelitë e hetuesisë të zbulojë para Bengasit misteret e çuditshme të ngjarjes që kërkonte jetën e njerëzve.
Momentet e papritura, kur fundi i procesit të tensionuar zbuloi emrin e Latif Dajës si organizator i grupit që helmoi lopët, ndërkohë që vëllai i tij ishte caktuar për ekzekutim.
Si ndodhi historia e vitit 1994, kur vetë Bengasi u takua me ish-kreun e grupit, Latif Daja, i porsa dalë nga burgu i '75-ës?
Këto dhe të tjera, lexuesi ynë do t'i ndjeki në vetë intervistën e zotit Dilaver Bengasi, hetuesi i çështjes në fjalë.
(Vijon nga numri i kaluar)
E lamë intervistën e numrit të kaluar, zoti Bengasi, në momentin kur ju bëtë arrestimet e të ndaluarve të një dite më parë në Fashin e Baldushkut. Pra, edhe një herë, për të freskuar disi kujtesën e subjektit, është momenti kur të nesërmen e ndalimit të brigadierit, përpunuesit të ushqimit dhe të mjelëses, shkuat në hetuesi për t'i marrë në pyetje dhe se atje i kape në flagrancë kur po bënin kompromis për fshehje faji. Nuk e di nëse u shpreha qartë apo jo?
Qartë. Për të treguar edhe paksa më shumë nga sa përmendëm dje, sa për të rikujtuar edhe lexuesin, po shtoj se, pas dëshmive të marra nga njerëz tepër të besueshëm dhe krijimit të bindjes se shkaktarët apo pjesëtarët e grupit sabotator për hetimin e lopëve të Baldushkut ishin vetë brigadieri Agim Akçani, përpunuesi i ushqimit Selman Balla dhe mjelësja Nadire Shima, bëmë arrestimin e tyre të menjëhershëm dhe tepër demonstrativ, aq sa ky veprim e shokoi më shumë opinionin se sa ngjarja, që i kishte lënë pothuajse si të shushatur pa ditur çfarë emri t'i vinin.
Në ç'kuptim?
Sepse kishte ndodhur ngjarja dhe njerëzit e thjeshtë nuk mundeshin ta kuptonin qartazi, se ato lopë që kishin vetëm pak kohë që kishin ardhur nga Holanda dhe që ishin burimi kryesor i të ardhurave të kooperativës, të mund të ishin helmuar nga dora e njeriut. Më së shumti mendonin se mund të kishte ndodhur diçka padashur. Mirëpo, kur unë shkova aty nga ora 09.30 minuta dhe në 11.30 minuta afërsisht, bëra arrestimet e mësipërme, shokimi dhe hutimi i njerëzve ishte i përmasave të paparashikuara. Siç ju tregova, ata nuk mund ta imagjinonin të ishte helmim i posaçëm, me paramendim nga dikush, e jo më të mësonin faktin e pabesueshëm, se kriminelët e tyre ishin vetë bashkëfshatarët, aq më shumë njerëzit që ata i paguanin për të mirëmbajtur pikërisht ato lopë, siç ishin brigadieri apo personi që i ushqente e deri te mjelësja. Kështu, atë natë përfunduan në burg. Sigurimi i Shtetit po ndëshkonte ndërkohë edhe drejtuesit kryesor të kooperativës, që nga kryetari e sekretari i Byrosë që ishin treguar të mefshtë dhe syleshë dhe që kishin vendosur në vendet kyçe njerëz të pakënaqur me sistemin politik që ishte në Shqipëri, pasi ata kishin njerëz tepër të afërt që ishin dënuar apo ekzekutuar nga sistemi. Unë, në këtë rast kam refuzuar brutalisht propozimin e organeve të Sigurimit për të arrestuar kryetarin e kooperativës, meqenëse ishte burrë shumë i mirë dhe me reputacion, dhe e justifikoja këtë veprim me faktin që unë kisha marrë objektiv që të zbuloja me patjetër autorët, të cilët vazhdonin akoma të ishin të lirë. Paçka se kryetari nuk ma di. Kjo pak rëndësi ka, se unë nuk i kam bërë veprimet për të ma ditur kush, pasi isha koshient për ato që bëja. Edhe këtë e bëra se e dija që kryetari ishte burrë i mirë dhe e dija se ishte pa faj, pavarësisht se kur ndodhi ngjarja ai ishte i akuzuari kryesor për mefshtësi, dhe nuk shpëtonte dot pa të paktën nja 5 a 6 vjet burg. Gjithsesi, për të mos iu larguar temës, ju thashë nga intervista e kaluar, se nuk munda ta refuzoja dot propozimin e Sigurimit për të arrestuar kryeveterinerin Kiço Nikolla dhe veterinerin Pëllumb Rama. Pavarësisht se s'isha dakord, se Sigurimi vepronte jo mbi disa shkaqe të vërtetuara si pjesëtarë në krim, por për faktin e detyrave që mbulonin dhe përgjegjësitë që kishin me ligj në ngjarjen e ndodhur. Gjithsesi, unë bëra arrestimin e këtyre të dyve, por ashtu siç e parashikoja, kërkova pushimin e hetimit për ata sepse nuk kishin lidhje fare dhe kështu, dy muaj e gjysmë më mbrapa ata u lanë të lirë. Tani, të dal te pyetja juaj në fillim të kësaj interviste, por që unë isha i detyruar të të rikujtoja gjithë këtë histori për të mësuar se ku vijonte ngjarja.
Po, pyetja ishte për të nesërmen e ditës së ngjarjes, kur ju arrestuat personat që përmendët. Si vijoi?
Edhe këtë jua kujtova disi dhe në numrin e kaluar, që të nesërmen, pra në datën 11 nëntor 1975 unë shkova menjëherë në Hetuesinë e Tiranës, për faktin se do të vijoja pyetjet me të ndaluarit e ditës së parë. I pyeta një e nga një, veç e veç, që do të thotë, pa praninë e njëri-tjetrit. Dëshmitë e tyre nuk ishin të njëllojta për të njëjtën ngjarje, madje ata binin ndesh me njëri-tjetrin, gjë që nuk të linte shumë mëdyshje për autorësinë apo pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të tyre në krimin ekonomik që kishte ndodhur. Unë do të vijoja me metodat e mia, për të zbuluar atë çka i kisha vënë qëllim vetes. Kështu, i bashkova të tre për ballafaqim. U thashë se deri tani kishin dëshmuar ndryshe dhe se nuk po binin në një ngjarje të përbashkët. U kërkova të më thonin se kush më kishte gënjyer. Për këtë mund të konsultoheshin pak dhe të më thonin kur ta mendonin si ishte e vërteta, dhe ndërkohë ktheva krahët për t'u lënë të kuptonin se nuk më interesonte diskutimi mes tyre, vetëm rrëfimi i vërtetë. Por, në pas sekonda unë ktheva vrullshëm kokën dhe kapa njërin që i kishte vënë dorën te buzët duke i thënë me shpejtësi "mos", që donte të thoshte që të mos fliste. Në këtë çast ju vërvita duke i thënë: "Mos ë? Mos i the pra të mos flasë, ë? Të arrestuar të tre. Shpejt prangat".
Po ata ishin arrestuar?!
Juridikisht ata ishin ndaluar. Në një farë mënyre ishte një arrestim paraprak dhe se unë po mblidhja fakte dhe prova të mjaftueshme. Kjo bëhej për të mos akuzuar kot, por për të krijuar bindej, dhe mua, ngado që të rrotulloja logjikën e fakteve, ata të tre më dolën pjesëmarrës të drejtpërdrejtë dhe s'isha gabuar.
Kush i kishte vënë dorën në gojë për t'i bllokuar buzët të fliste?
Që ta kuptosh mirë. Unë isha në karrige dhe ata të tre i kisha përballë. Unë u thashë të komunikonin apo të merreshin vesh si të donin dhe mua të më thonin variantin e drejtë, se të tre kishin dhënë nga një variant të ndryshëm. Në këtë çast unë u ktheva me karrige mbrapsht për t'u thënë që nuk doja të shikoja se çfarë bënin, mjafton të më thonin të vërtetën. Por këtë e bëra vetëm për skenar, se ndërsa ata filluan me shenja unë kam bërë një të kthyer vetëtimthi dhe të menjëhershëm. Në atë çast, Agim Akçani i kishte vënë pëllëmbën në gojë Selman Ballës duke i thënë "mos". Unë e kapa këtë gjest dhe iu ktheva Agimit, që siç të thashë ishte brigadieri: - The të mos flasë ë? Që nga ky çast të dy jeni të arrestuar.
Si mund t'i arrestonit?
Unë, si krijova bindjen mbi bazën e fakteve, përpilova vendimet e arrestimit dhe ia çova prokurorit për firmosje, pra për miratim. Pas firmosjes së prokurorit ata ishin juridikisht të arrestuar.
Si vijoi ajo histori e tensionuar?
Ne të tilla i kemi pasur ngjarjet, se ishte vetë profesioni i tillë, që merreshim vetëm me zbulime dhe zbërthime ngjarjesh dhe faktesh. Pra, bënim hetuesi. Ishte gjykata ajo që vendoste dhe jo ne. Ne duhej të zbardhnim ngjarjen dhe i jepnim provat prokurorisë për të ndërtuar akuzën, apo më mirë të them për të plotësuar akuzën, pastaj gjykata vendoste. Për shembull, në rastin e të arrestuarve të asaj ngjarjeje, është vendosur edhe për dy ekzekutime, të cilat u bënë në tunelet e Linzës, afër Dajtit.
Që të jem shumë i sinqertë me ju dhe me opinionin e gjerë që na ndjek, unë personalisht nuk kam qenë dakord me ekzekutimet dhe nuk kisha asnjë rol në vendime. Por për këtë nuk më pyeste kush mua. Nuk kam qenë dakord jo vetëm për ato ekzekutime, por për shumë vendime të tjera, por detyra ime ishte të hetoja dhe vetëm të hetoja. Kështu që, në ngjarjen e Baldushkut unë drejtova hetimet dhe zbardha të tërë ngjarjen, ndërsa gjykata dhe prokuroria konkluduan rezultanten e vendimit, pra ekzekutimet apo burgimet. Por po të them se sido që të vendoste gjykata, unë asnjëherë nuk jam penduar dhe sërish nuk pendohem në zbardhjen e atyre krimeve dhe të të tjerave, se kam bërë shërbimin ndaj popullit tim. Pavarësisht se ata sot mendojnë se kanë qenë të persekutuar, dhe siç mund të mendosh, se kështu kam marrë vesh, se mund të kenë marrë dhe lekët e burgut. E kupton ti? Bënë burg se ngordhën lopët e bashkëfshatarëve dhe tashmë marrin lekët e burgut. Pra, shkatërro dhe kërko lekë, se unë nuk e shpjegoj dot ndryshe. Atëherë, pse të veprojë shteti sot ndaj vjedhësve dhe hajdutëve, ashtu si dhe ndaj atyre që hedhin në erë një objekt apo çdo gjë?
Por, në atë kohë që ndodhi kjo ngjarje unë isha angazhuar në një tjetër hetim shumë të bujshëm, që kishte të bënte me rastin e vjedhjeve masive në zonën e Shëngjergjit.
Si ishte ky hetim që kishe në dorë, në kohën që ndodhi ngjarja e lopëve të Baldushkut?
Kishim një vit që merreshim me hetimin e ngjarjeve të zhurmshme të zonës së Shëngjergjit, ku hetohej një vjedhje masive që kishte përfshirë mbarë zonën, ndërkohë që kishin rënë në pranga deri në momentet që flasim më shumë se 20 veta, mes të cilëve vetë kryetari i kooperativës.
Kryetari i kooperativës së Shëngjergjit, i arrestuar mes 20 vetave që përmendët për vjedhje?
Po, po, kryetari i kooperativës së Shëngjergjit, që quhej Haxhi Muka. Kështu që, unë meqenëse kisha ngarkesë të madhe dhe nuk mund të merresha njëherësh me hetimin e dy çështjeve kaq të mëdha, u vendos që të më hiqnin hetimin e helmimit të lopëve dhe të vazhdoja të merresha me vjedhjet e Shëngjergjit, me të cilat siç të theksova, kisha filluar prej një viti.
Kush e vijoi zbardhjen e ngjarjes që po shpjegojmë, pra atë të Baldushkut?
Sigurisht, për këtë ngjarje po flasim, por jam duke të treguar peripecitë, se unë ika njëherë dhe pastaj erdha prapë me urdhër të Kadri Hazbiut, por po të tregoj se në momentin kur filloi hetimi sistematik i saj, unë u largova me çështjen e filluar prej kohësh. Në hetimin e saj u caktuan plot gjashtë ish-kuadro të lartë të Sigurimit të Shtetit. Ju kujtoj këtu, se gjashtëshja e kuadrove të Sigurimit që do të hetonte çështjen e helmimit të Baldushkut ishin zgjedhur nga njerëzit më me përvojë në Sigurim dhe nga të vjetrit e saj.
Dhe nuk e zbardhën?
Për çudi, rezultatet e tyre linin për të dëshiruar. Kjo ndodhi kur, katër muaj më vonë si kërkoi informacion për vijimësinë e hetimit, Kadri Hazbiu pyeti se kush merrej me hetimin e saj.
Pse pyeti?
Sepse nuk ishte fare i kënaqur me rezultatet nga analiza studimore që iu bë çështjes së hetimit. Ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu pyeti:
- Po si është e mundur që kanë kaluar katër muaj dhe nuk janë zbuluar akoma autorët? A e dini ju se shoku Enver pret përgjigje të saktë dhe të shpejtë dhe se jemi vonuar më shumë se sa duhet e për këtë do të mbajmë përgjegjësi të rëndë që nga unë i pari? Kë kini vendosur hetues të kësaj çështjeje?
Pas kësaj ndërhyrjeje, kryetari i hetuesisë, Koço Josifi i tha:
- Shoku ministër, në fillim çështjen e ka pasur Dilaver Bengasi. Por për mbingarkesë të madhe të tij, për faktin se ai prej më shumë se një viti po merret me zbardhjen e vjedhjeve të bujshme të zonës së Shëngjergjit, ku ka arrestuar më shumë se 20 vetë, menduam ta lironim nga kjo çështje e dytë dhe të vijonte të merrej me të parën. Për këtë çështje ua kemi kaluar një grupi prej gjashtë hetuesve të tjerë.
Mirëpo, ndërkohë që përmendi emrat e hetuesve të cilëve Koço Josifi u kishte dhënë çështjen e hetimit të ngjarjes në fjalë, Kadriu u hodh përpjetë sikur ta kishte pickuar miza dhe, duke ngritur zërin, madje me ulërimë ia ktheu:
- Po si është e mundur që këta persona që unë i kam shkarkuar nga detyra e kryetarëve të degëve në rrethe si të paaftë juve u besoni një çështje kaq delikate dhe kaq politike për interesat e shtetit tonë socialist dhe aq më shumë që në korent të saj dhe që pret përgjigje të shpejtë është vetë shoku Enver.
Pastaj, si për të riparuar gabimin e bërë nga Hetuesia dhe duke pasur parasysh që të mos merrej më me llafe boshe, Kadriu urdhëroi:
- Të urdhëroj menjëherë Koço Josifi, që të ndërpresësh hetimin me grupin që ke caktuar dhe çështjen t'ia kalosh sërish, madje me urgjencë Dilaver Bengasit. Le të ketë ngarkesë sa të dojë. Në përfundim të kësaj çështjeje do t'i jap unë tre, katër apo dhe pesë muaj pushim, por tani kërkohet zbardhja e çështjes.
Dhe ju, pas kësaj e morët çështjen?
Patjetër që do ta merrja. Ka qenë shkurti i '76-ës kur unë iu ktheva sërish asaj çështjeje që me të vërtetë do të dilte jo një çështje sporadike e bërë rastësisht, por një çështje më se politike kur në qendër të saj ishte një grup i mirëorganizuar që ecte me një program të qartë të miratuar nëpër mbledhjet e vazhdueshme të bëra në fshehtësi në dalje të fshatit Baldushk. Në përbërje të këtij grupi ishin jo vetëm punonjës të kooperativës, si brigadieri apo ushqyesi etj., por edhe infermierët, mësuesit apo ndihmësmjekët e fshatit. Por unë tani do të mësoja më shumë, se përse Kadri Hazbiu i kishte dhënë aq shumë rëndësi asaj çështjeje, rezultatet e të cilës i priste dhe vetë Enver Hoxha.
Pse?
Jua thashë pak nga numri i kaluar, se siç doli dhe më mbrapa, dikush nga Baldushku i kishte dërguar një letër kërcënuese vetë Enver Hoxhës, por që letrën ia kishte bërë anonime.
Dhe çfarë i thoshte në atë letër anonime?
Si ngrinte disa probleme dhe shqetësime i thoshte "si e keni filluar dhe si po e vazhdoni këtë punë, shpejt do ta hani koqen e ullirit". Këtu, siç zbulova më vonë sipas tij, 'koqja e ullirit' ishte aksioni për helmimet masive të bagëtive që do të bënin edhe në të ardhmen. Por u kapën shpejt, që në goditjen e stallës së parë.
Historinë e letrës dhe atë çka ata kishin në plan në të ardhmen unë do ta mësoja më vonë, pikërisht kur ajo letër të më vinte në dorë për hetim të saj, ku unë ndër të tjera do të saktësoja dhe vërtetoja se ajo ishte bërë saktësisht nga njëri prej njerëzve aktivë të atij grupi. Por për këtë do të flas si t'i vijë radha pak më poshtë, ndërkohë që tashmë po vijoj me momentin kur, siç ju thashë, me urdhër të Kadri Hazbiut e rimora atë çështje për hetim.
Po, dhe si vijuat?
Sa mora çështjen fillova të studioja shpejt e shpejt dosjen me rezultatet e deri atëhershme që grupi hetimor kishte bërë ato katër muaj të punës së tij.
Gjeta të përpunuar dhe gati për ekzekutim dy fletë-arreste të reja, të cilat u përkisnin njëra arsimtarit të Baldushkut me emrin Bashkim Allmuça dhe tjetra ndihmësmjekut të fshatit, Refat Daja. Të dy akuzoheshin si pjesëtarë të grupit sabotator dhe se ishte vërtetuar nga hetimet sekrete se kishin një rol të rëndësishëm në grup. Madje Refat Daja u dënua me ekzekutim.
Me ekzekutim?
Po, po, me vdekje me pushkatim u dënuan dy veta, njëri prej tyre ishte Refat Daja.
Ju, kishit ndikim në dënim?
Absolutisht jo. Personalisht nuk kam dashur asnjëherë që të paktën në atë grup të shkonte puna deri në ekzekutim. Mirëpo detyra jonë ishte vetëm hetimi, ndërsa të tjerët duke filluar nga prokuroria dhe së fundmi gjykata, vepronin jashtë kontaktit me ne. Pra, në momentin që dorëzohej dosja në gjykatë ne s'kishim më asnjë rol. Madje për të të sqaruar më mirë, mund të të them se personalisht nuk isha fare dakord, të paktën për Refat Dajën, pasi e pashë që faji i tij nuk ishte i asaj shkalle që ai të dënohej me pushkatim. Ishte e rëndë për të. Por vendimi i gjykatës ishte marrë sipas logjikës dhe ligjeve që ajo kishte në zbatim.
Pse s'ishit dakord juve?
Sepse më mbrapa, gjatë hetimit, madje kur kishte mbaruar fare hetimi i grupit në fjalë, ka dalë emri i organizatorit të atij grupi. Dhe ai ishte Latif Daja, që ishte vëllai i Refatit, i cili u dënua me ekzekutim. Kështu, Latif Daja u arrestua shumë më mbrapa si kishte vijuar hetimi i grupit të arrestuar dhe ai u gjykua veç të tjerëve. Sipas ligjeve të atëhershme, pikërisht ai duhej të dënohej me ekzekutim, por meqenëse ishte marrë vendim për ekzekutimin e të vëllait të tij, d.m.th Refat Dajës, atëherë ai u dënua me 25 vjet burg.
Pse, ishte ai organizatori?
Tani jemi në një pjesë tjetër të ngjarjes sonë, se për të do të flas pak më poshtë, por sa për kureshtje po të them se Latif Daja kishte qenë i pakënaqur se e kishin shkarkuar nga detyrat pasi kishte fshehur biografinë e tij. Por duhet të mos hallakatemi nëpër ngjarje, por të dalim te momenti kur unë do të ekzekutoja urdhrat e përgatitura nga grupi i parë hetimor, që u përkisnin siç thashë arsimtarit Bashkim Allmuça dhe ndihmësmjekut të fshatit Refat Daja, i cili siç të thashë pak më parë, u dënua me ekzekutim.
Pra, bëtë arrestimet e përgatitura?
Po. Pas arrestimit të tyre, unë mora në hetim mësuesin Bashkim Allmuça ndërsa ndihmësmjekun Refat Daja e mori në hetim vetë zëvendësdrejtori i Hetuesisë së Përgjithshme, Kosta Gazheli. Gjithsesi, të dy kishin të njëjtën akuzë, si bashkëpunëtorë në grupin e autorëve të helmimit të lopëve të fshatit.
Ju vijuat hetimin me Bashkim Allmuçën, ndërkohë që kishit arrestuar tre të parët që kur e kishit pasur çështjen në fillim, para se të riktheheshit sërish, apo jo?
Po. Bashkim Allmuçën po e hetoja së bashku me tre të parët duke filluar me Agim Akçanin, Selman Ballën dhe Nadire Shimën. Por Bashkim Allmuça si intelektual që ishte nuk hezitoi të rrëfehej dhe të tregonte të gjithë skenarin dhe misteret e ngjarjes. Ai bëri çmos ta lehtësonte sa të mundej veten e tij, por duhet të pranoj se edhe po reflektonte thellë.
Ju ndjeheni të kënaqur akoma me reflektimet?
Unë i dënoj edhe sot ata njerëz që bënin sabotime të asaj natyre dhe u hiqnin bukën e gojës bashkëfshatarëve. Ata sot siç të thashë, kam dëgjuar që mburren, por t'u heqësh fëmijëve qumështin e lopës, nuk është as demokratike dhe as përparimtare. Në emër të sistemit dhe se je kundër Enver Hoxhës, të ngordhësh lopët e fshatit tënd, kjo është absurde dhe turp i madh. Ata njerëz nuk duhet të mburren me këto veprime ndaj pasurisë së popullit të tyre. Prandaj edhe unë e vlerësova mësuesin Allmuça që tregoi me hollësinë më të madhe të gjithë skemën e funksionimit të grupit dhe mënyrën e marrjes së vendimeve të tij për sabotim në ekonominë e zonës.
Thatë se në këtë moment doli emri i organizatorit Latif Daja, apo jo?
Po. Latif Daja ishte epiqendra e të gjithë asaj meseleje dhe se pikërisht ai kishte tërhequr edhe vëllain në grup, që pastaj vëllai u dënua me ekzekutim. Në fakt, duhej dënuar Latif Daja dhe jo Refat Daja. Por siç thashë edhe më lart, emri i Latifit ka dalë më mbrapa, si ishte hetuar grupi dhe për këtë ai është arrestuar më mbrapa, ndërkohë që ka dalë në gjyq vetëm kur vëllai ishte dënuar me vdekje. Vetëm për këtë atij i është falur jeta.
Ju thatë se nuk keni qenë dakord me ekzekutimet, të paktën të fajtorëve të asaj ngjarjeje?
Sinqerisht dhe shpirtërisht që nuk kam qenë. Unë dhe të gjithë kolegët e mi të hetuesisë, kemi pasur detyrë vetëm të hetojmë ngjarjen dhe në fund vendosnin të tjerët. Të siguroj që ndjeja dhimbje. Ishte marrje jete. Ishte e rëndë. Por mua më zemëronte organizatori që i futi në valle këta njerëz, të cilët pastaj përfunduan në skuadrën e pushkatimit apo burgimet e gjata.
(Vijon nesër )