E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, kunder kandidatit qe votoi 10 vjet me pare ne Kushtetuese

Rozeta Rapushi

Deputetet e Partise Socialiste kundershtuan dje si te njeanshme kandidaturen e anetarit aktual te Gjykates Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, per postin e Presidentit te ri te Republikes. Kandidature qe, ne fakt, socialistet e mbeshteten per t'u zgjedhur ne kete gjykate dhjete vite me pare. Njoftimi i votimit te bere me 24 dhjetor te vitit 2002, te cilin e publikon te plote gazeta "Koha Jone, duket qartazi qe opozita e asaj kohe, mbeshtet plotesisht emrin e Xhezair Zaganjorit per t'u emeruar anetar i Gjykates Kushtetuese. Me 89 vota pro dhe vetem 9 kunder e 5 abstenime, Kuvendi e aprovoi me konsensus te gjere politik Zaganjorin ne Kushtetuese, cka tregon mbeshtetjen e opozites aktuale, ne ate kohe ne qeverisje ndaj kesaj figure. Nderkohe qe tashme socialistet e cilesojne anetarin e Kushtetueses si nje figure te njeanshme, duke e paragjykuar per postin e kreut te shtetit. Ishte pikerisht kreu i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, i cili kritikoi Zaganjorin. Emri i tij, u artikulua vetem dy dite me pare nga koalicioni qeverises si kandidatura zyrtare per postin e kreut te shtetit. Pas gati 12 ore diskutime, kreret e forcave parlamentare ne qeveri, arriten ne nje vendimmarrje qe, per fat te keq, nuk mundi te kape zyrtarisht afatin e djeshem per te kaluar si kandidature ne seancen e djeshme plenare. Vete Zaganjori, ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", e vleresoi shume dhe u shpreh se ndihet i befasuar per propozimin e bere. "Ndjehem i vleresuar per kandidimin qe me eshte bere, kjo padyshim eshte nje pergjegjesi e madhe, por eshte edhe nje nder i madh per mua qe te me propozojne per kreun me te larte te shtetit", - u shpreh Zaganjori. I pyetur se si e shihte procesin e votimit nese do te mbeshtetet apo jo nga opozita, ai u shpreh se mbeshtetja e perkthyer ne vota ne Kuvend mbetet per t'u pare. "Duhet te shohim se si do te shkoje procesi i votimit. Une nuk dua te bej paragjykime, eshte vullneti politik, jane forcat politike, te cilat bejne kalkulimet e tyre, ndaj le te shohim votimin", - u shpreh anetari i Gjykates Kushtetuese. Xhezair Zaganjori ka nje curriculum te larmishem. Pas perfundimit te studimeve ne Fakultetin e Drejtesise ne Tirane, ai ushtroi per 11 vjet profesionin e pedagogut per te Drejten Nderkombetare Publike. Ne vitin 1988 ai mori graden shkencore "Kandidat i Shkencave" dhe me pas "Doktor". Me pas, nga viti 1992-1997, Zaganjori ishte Ambasador i Shqiperise ne Gjermani. Nga fillimi i vitit 2003, Zaganjori ushtron funksionin e anetarit e Gjykates Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›