Vilhelm Konjari, balerini veteran i skenes shqiptare Nga Llaqi Nako
Dje u keput edhe nje fryme e lodhur si te ishte nje petale e shkundur nga gonxhja e jetes. Ky ishte Vilhelm Konjari veteran dhe solisti i baletit te Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit. E ndjeva si nevoje te brendshme per te shprehur disa opinione modeste per kete artist te skenes i cili ia kushtoi gjithe jeten e tij ketij zhanri dhe ndonese shkelqeu ne vitrinen llamburitese te skenes jetoi dhe la gjurme ne kohe gjithmone koke ulur, jo nga mungesa e vlerave por nga modestia. A mund te mbeten ne prangat e harreses artiste te tille me emancipim familjar e shoqeror si Vilhelmi i cili qe 13-vjec doli malit si partizan dhe qe nga mosha 16-vjece u inkuadrua ne Filarmonine Shqiptare nen drejtimin artistik te Panajot Kanacit dhe mjeshtrit rus Georgi Perkum. Udhetimi artistik filloi me "Vellazerimin e popujve", "Shatrivanin e Bahcinsarait", "Flamurin e paqes", "Esmeralda". Une i perulem me nderim te gjithe atyre kercimtareve pasionante te Filarmonise Shqiptare qe perben themelin e artit muzikor e koreografik mbi te cilin u krijua pak vite me vone Teatri i Operes dhe Baletit i cili ngrihet si nje keshtjelle vlerash artistike sot e kesaj dite. Ajo cka perben paradoks eshte fakti se cdo kush qe veshtron nje keshtjelle admiron muret dhe bedenat dhe rrallehere u shkon mendja tek themeli mbi te cilat lartesohen. Themelet nuk duken por ky fakt nuk ua ul absolutisht vlerat. Kushdo qe ka ndjekur shfaqjet e baletit ne TKOB si "Delina", "Halili e Hajrija", "Cuca e Maleve", "Bijte e peshkatarit", "Fatosi Partizan", "Toke e pamposhtur", "Fadeta", "Zhurale", "Lola", "Franceska da Rimini", "Shehrezade", "Paganini", "Delja dhe ujku", etj, ka mbajtur ne imazhin e tij edhe ate te Vilhelmit i cili dallohej per lojen e sinqerte dhe bindese, per plastiken e ndjeshme dhe vertetesine e lojes nga njeri subjekt skenik ne tjetrin. Per Vilhelmin nuk kishte role te medhenj dhe te vegjel. Ai kishte parimin qe eshte artisti ai qe ben rolin dhe jo roli artistin. Ishte ky celesi qe shpesh edhe ne ato raste kur interpretonte ne role te dyta mbetej gjithnje ne vemendje sepse dinte te krijonte figura, tu jepte atyre jete dhe ta percillte emocionin te publiku te plote si nje ushqim te shendetshem shpirteror. I dashur Vilhelm! Ty nuk ti uli vlerat fakti qe ne gjoksin tend sistemi nuk vuri asnje dekorate qe te diferenconte nga te tjeret sepse sistemi i vlerave ngrihej mbi humneren e luftes se klasave. Ti qendrove koke ulur nga modestia dhe jo nga mungesa e vlerave. Sot qe ti nuk je me midis nesh, mund te kete nga ata qe mund te pyesin: Kush eshte ky Vilhelmi? Madje po e degjojme per here te pare. Ky fakt nuk te nxjerr ty nga konteksti i kohes por ata qe jane te paditur edhe me gjere. Nese ne fushen e artit skenik, dramatik shkelqejne emra te bujshem dhe te merituar si Sander Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi etj, e them me bindje se edhe ne fushen e artit skenik koreografik qendrojne ne te njejten lartesi pa buje por me shume merita emra te tille si Xhemil Simitxhiu, Miltiadh Papa, Hysen Kellezi, Panajot Kanaci, Sami Bakalli, e se fundmi Vilhelm Konjari. Nese ne dekadat e fundit Vilhelmi jetoi si i harruar eshte detyra e jone e kolegeve e shokeve dhe e miqve qe ti fryjne pluhurit te harreses vecanerisht ne keto caste kur familja Arta, Suela dhe Manjola jane te renduara nga barra e rende e pikellimit. I dashur Vilhelm. Ti u ndave fizikisht nga ne. Jeta jote i ngjan asaj te nje komete e cila per shumekend shkelqen per aq kohe sa udheton per ata qe te kane njohur dhe pane driten tende nder vite do mbajne ne brendesi vezullimin e brendshem i cili ndonese nuk ngroh tregon nje rruge, orienton perpara per te mberritur ne nje destinacion aty ku fati ul siparin ne mbyllje te shfaqjes se jetes.