E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Thaci, ne tunelin e "Rreshen-Kalimash"

Kryeministri Berisha pritet te inauguroje ne fundjave edhe hapjen e tunelit Rreshen-Kalimash, pjese e rruges Durres-Kukes qe po ndertohet. Burimet bejne te ditur se do te jete kreu i qeverise, ai qe do te inauguroje kete aks te rendesishem te kesaj rruge. Nderkohe qe ne kete eveniment ne te rendesishem do te marre pjese dhe kryeministri kosovar, Hashim Thaci, perurim qe do te behet ne 31 maj. Dy dite me pare ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Olldashi inspektoi punimet e rruges, i shoqeruar nga nje grup gazetaresh. Gjate fjales se tij ai u shpreh se "jemi fare pak metra nga takimi i dy portave te tunelit, gje qe do te thote se brenda fundit te kesaj jave punetoret nga te dy anet e tunelit do te kene mundesi te shtrengojne duart mes tyre", theksoi ministri. Sipas tij, punimet po ecin me ritme te shpejta ne te gjithe segmentet e kesaj rruge dhe ne disa pjese po vijohet me asfaltimin duke qene se intensiteti i punimeve eshte mjaft i larte.

Kryetari i LSI: Eshte nje faktor shume i rendesishem ne te majten shqiptare, per fitoren dhe nxjerrjen ne pension politik te Berishes


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›