Berisha peruron HEC-in e Ashtes dhe ironizon opoziten per berthamorin
Kryeministri Berisha ironizoi dje nga Bushati gjithe ato zera te opozites, te cilet e akuzuan mazhorancen ne lidhje me planet per ngritjen e nje centrali berthamor ne Shkoder. Ne inaugurimin e fillimit te punimeve per ndertimin e hidrocentralit te Ashtes, ne Bushat, nje investim i kompanise austriake Verbund prej 160 milion euro kryeministri ironizoi duke theksuar se "ky ka qene centrali nuklear qe Sali Berisha do te ndertonte per Shkodren". Sipas Berishes, hidrocentrali i Ashtes eshte nje nga 140 hidrocentralet te cilat do te nisin punen se shpejti ne te gjithe vendin, per te arritur ta kthejne Shqiperine nje superfuqi energjetike ne rajon. "Keto jane vetem disa nga projektet tona, per ta shnderruar Shqiperine ne superfuqi te vertete rajonale energjetike. Ky vend ka potenciale te jashtezakonshme. Cdo dite, cdo jave, cdo muaj, cdo vit do te punojme t'i shnderrojme ato ne vlera per ju, qytetare shqiptare", deklaroi kryeministri ne fjalen e tij. Po keshtu sipas Berishes, keto vepra te reja qe priten te ndertohen do te sigurojne edhe shume vende punesimi, duke bere qe Shqiperia ta uli ndjeshem nivelin e papunesise ne vend. "Ne keto 104 hidrocentrale, ju garantoj se minimumi i te punesuarve ne to do te jete 60 mije punonjes ne Shqiperi. Ne kete hidrocentral punesohen disa qindra vete, ne kaskaden e Devollit punesohen mbi 5 mije persona, Skavica, kaskada e Vjoses, e Osumit dhe lumenjte e tjere do te fitojne gjallerine me te madhe se te gjithe lumenjte e Evropes", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se keto hidrocentrale do ta kthejne vendin ne nje kantier ndertimi. Sipas Berishes, hidrocentrali i Ashtes eshte nje veper jashtezakonisht e rendesishme ne sistemin energjetik shqiptar, i cili ndertohet nga nje prej kompanive lider ne fushen e hidrocentraleve ne Evrope, kompania kryesore energjetike ne Austrine mike, e cila zoteron ne pronesine e saj 107 hidrocentrale dhe 9 termocentrale.