E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, leter Nishanit: Kartat, duam te dhenat per procesin, brenda 30 majit

Ultimatum i forte i socialisteve ne drejtim te qeverisjes, teksa kane kerkuar nje informacion te detajuar per kartat e identitetit deri me 30 maj. Keshtu, Partia Socialiste ka shprehur edhe njehere shqetesimin ne lidhje me pajisjen e qytetareve me kartat e identitetit, proces qe sipas tyre po shkon drejt deshtimit te plote. "Ju kerkojme qe brenda dates 30 maj, te na vini ne dispozicion: Listen e votuesve me pasaporte, listen e votuesve pa pasaporte qe kane aplikuar dhe listen e votuesve pa pasaporte qe kane marre ne dore leternjoftimin", shkruhet ne letren qe PS i ka derguar Ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, e cila u eshte derguar per dijeni dhe ambasadorit te OSBE ne Tirane, Robert Bosh, dhe shefes se Misionit te Vezhguesve te ODIHR-it, ne Shqiperi, Audrey Glover. PS deklaron se kerkesa niset nga shqetesimi per pamundesine e pajisjes me karta, te nje numri te konsiderueshem votuesish. Ne kete kontekst, socialiste kane riperseritur edhe njehere kerkesen ultimative, permes nje letre drejtuar Ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, per te marre te dhenat per shtetasit pa pasaporte dhe atyre qe nuk kane aplikuar per kartat, listen e atyre personave pa pasaporte qe kane aplikuar dhe listen e personave pa pasaporte qe kane marre ne dore leternjoftimin. Ku perditesimi i te dhenave te jete deri me daten 20 maj. Partia Socialiste deklaron se kerkesa e saj niset nga shqetesimi per pamundesine e pajisjes me karta, te nje numri te konsiderueshem votuesish, qe do te pengoje pjesemarrjen e tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas letres se nenshkruar nga sekretari per ceshtjet zgjedhore ne PS, Islami, e drejta e vote eshte kushtetuese. Eshte nenvizuar se eshte percaktuar ne Kod qe votimi te behet me pasaporte dhe me karte identiteti. Por ne kushtet e mosgarantimit te tyre, kerkohet nje opsion. "Do te ishte me interes, te kishim dijeni per opsionet eventuale te zgjidhjes qe do te mundesonin te gjithe votuesit pa pasaporte, te cilet nuk kane mundur te aplikojne per te marre leternjoftimin, per te marre pjese ne zgjedhjet e 28 qershorit", kerkohet ne letren drejtuar Nishanit, duke kerkuar dergimin me shkrim informacionet e kerkuar per votuesit pa pasaporta dhe opsionet e zgjidhjes ne rastin e deshtimit te pajisjes se tyre me leternjoftime. Nderkohe ne leter theksohet se PS eshte e gatshme te angazhohet maksimalisht per mbarevajtjen e ketij procesi. "Me shpresen per nje pergjigje pozitive dhe te angazhuar, per te shfrytezuar te gjitha mundesite qe garantojne zgjedhje te lira e te ndershme, ne perputhje me standardet demokratike, ju shprehim gatishmerine maksimale dhe pjesemarrjen konstruktive te PS ne kete proces shume te rendesishem per te ardhmen evropiane te vendit" mbyllet letra e PS, drejtuar ministrit Nishani. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›