"Zgjedhjet do fuqizojne demokracine"
Fatjona Mejdini
Kryeministri turk Taip Erdogan deklaroi bindjen se zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne vend do te fuqizonin akoma me shume demokracine ne vend. Gjate nje deklarate per mediat se bashku me kryeministrin Berisha, kreu i qeverise turke ne fjalen e tij nuk la pa permendur edhe zgjedhjet te cilat do te mbahen pas dy ditesh ne vend. "Une uroj qe zgjedhjet qe do te zhvillohen ne Shqiperi diten e diel do te kontribuojne dhe do t'i japin nje hov te ri paqes, bashkepunimit e mirekuptimit midis gjithe shqiptareve. Une kam bindjen se keto zgjedhje do ta fuqizojne akoma me shume demokracine ne Shqiperi", deklaroi kryeministri turk, Erdogan. Nga ana e tij kryeministri Berisha deklaroi se falenderonte homologun e tij turk per pjesemarrjen ne inaugurimin e rruges Rreshen-Kalimash. Njeheresh kreu i qeverise shqiptare i shprehu mirenjohje per ndihmen qe Turqia i ka dhene Shqiperise ne anetaresimin ne NATO dhe Kosoves per pavaresine.
Kreu i qeverise, Berisha i konsideroi marredheniet tregtare te rritura si shembullin me te mire te bashkepunimit te ngushte mes dy vendeve. "Marredheniet midis dy kombeve dhe vendeve tona jane marredhenie te shkelqyera miqesore, te lidhura me mijera fije. Deshmi e kesaj jane pothuajse dhjetefishimi, gjate pranise si Kryeminister, i zotit Erdogan, i shkembimeve tregtare, shtate apo tete-fishimi i investimeve turke ne Shqiperi", deklaroi kryeministri Berisha. Nga ana e tij, kryeministri turk Erdogan deklaroi se puna e mire e qeverise u tregua edhe me anetaresimin e saj ne NATO dhe po keshtu shprehu pergezim per perpjekjet e Shqiperise per te qene anetare e Bashkimit Evropian. "Anetaresimi ne NATO eshte rezultat i punes dhe luftes qe ka bere vete Shqiperia per kete. Ne ndjekim dhe vleresojme perpjekjet qe po ben Shqiperia per anetaresimin ne Bashkimin Evropian", deklaroi Erdogan perpara mediave. Sipas tij, edhe zhvillimi ekonomik ne Shqiperi ecen ne menyre pozitive dhe eshte per t'u vleresuar. Ne kete kuader kryeministri turk vleresoi edhe rritjen e vellimit te shkembimit tregtare mes dy vendeve. Sipas tij, tregtar midis dy vendeve para 6 viteve ishte 35 milion dollare, sot ka kaluar 350 milion. Por sipas kryeministrit turk, te dyja palet duan qe kjo shifer te rritet edhe me shume, duke qene se marredheniet mes dy vendeve konsiderohen si shume te mira. "Mes nesh nuk ka asnje problem politik dhe ne jemi te vendosur te punojme ne solidaritet me njeri-tjetrin", deklaroi kryeministri turk Erdogan. Sipas tij, keto lidhje behen edhe me te ngushta nisur nga fakti se shume shqiptare kane te afermit e tyre ne Turqi dhe anasjelltas. Kryeministri turk u shpreh se ndihej krenar qe nje kompani ndertimi turke sic eshte Enka ka kontribuar ne ndertimin e rruges te kombit shqiptare qe lidh me afer se kurre Shqiperine me Kosoven dhe gjithe rajonin e Ballkanit. Kryeministri turk, Erdogan ka zhvilluar dje nje takim dhe me presidentin e republikes, Bamir Topi. Nderkohe qe pas ketij takimi, Erdogan eshte takuar dhe me kryetarin socialist Edi Rama, njeheresh aspirant per postin e kryeministrit pas zgjedhjeve te 28 qershorit.