E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërrohet kisha e Gjon Pagëzorit

Ishte ruajtur nën tokë më së mirë për 1000 vjet por u shkatërrua brenda tre vjetësh sapo doli në sipërfaqe.Ky është fati i kishës 1000 vjecare që është zbuluar në fshatin DERVEN të rrethit të Krujës gjatë punës për ndërtimin e një kishe të re. Firma ndërtuese ndërpreu punimet sapo konstatoi se kishte të bënte me rrënojat e një ndërtese të vjetër dhe komunikoi menjëherë me institutin e monumeteve të kulturës dhe institutin e arkeologjisë të cilët dërguan specialistët e tyre në vend dhe filluan punimet për nxjerrjen e kishës në sipërfaqe.

Arkeologët përcaktuan se kjo kishë e ndërtuar të paktën para 1000 vjetësh është kisha e Shën Gjon Pagëzorit.Zbulimi i konsideruar mjaft I rëndësishëm zgjoi edhe interesin e një reviste të vatikanit e cila dërgoi reporterët e saj në Krujë për të pasqyruar detajet e zbulimit.Në muret e saj kishte piktura murale të rralla dhe afreske të cilat brenda pak kohësh u shkatërruan tërësisht nga lagështira. Por edhe autoritetet shqiptare e vlerësuan këtë zbulim pasi e etiketuan si një “monument kulture që ruhet nga shteti” I cili për mungesë fondesh apo për neglizhencë e harroi që kishte nxjerrë në sipërfaqe kishën e Shën Gjon Pagëzorit.

Olgera Muka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›