Gjinushi: Do bashkohemi me Partinë Socialiste
Pas Erjon Veliajt, radhëve të Partisë Socialiste do t’i bashkohet dhe Skënder Gjinushi. Kryetari i socialdemokratëve, në një intervistë për Alsat nuk jep një datë se kur ky bashkim do të ndodhë, por e sheh atë si mënyrën e vetme për të finalizuar bashkëpunimin dhe besnikërinë disa vjecare ndaj PS-së.
"Patjetër që e majta ka nevojë për bashkim, pra konsolidimit, institucionalizimit të një bashkimi. Ju e dini qe PS-PSD kanë qenë vazhdimisht në këto terma, janë dy aleatët tradicionale, nuk u sollën tamam si të tilla në zgjedhjet e fundit, kështu që është një gjë për tu korrigjuar dhe kjo", thote Skëndër Gjinuashi, kryetar i PSD.
Si propozuesi i idesë së një konfederate të majtë , e cila nuk u konkretizua kurrë, Gjinushi komenton dhe bashkimin e kreut të G99 me aleten e madhe të përbashkët, selinë rozë. Po ashtu ai komenton dhe kohën e shkurtër që i është dashur Veliajt, për t’u përfshirë në PS. "Flasim për marrëdhëniet PS-PSD, në lidhje me zotin Rama i dinë vetë marrëdhëniet e tyre", thote Gjinushi.
Si aleatë të socialistëve në zgjedhjet e 28 qershorit, as PSD dhe as G99, ashtu si Paskal Milo, nuk mundën të siguron një deputet në Parlament, duke mbetur larg tij për këtë legjislaturë.
Elona Gjylmi < I mëparshmi