Restaurohen godinat e gurta
Rijetesimi i zones historike te Gjirokastres dhe rigjallerimi i jetes ne komplekset muzeale ka qenë tema e konferences shkencore, “Gjirokastra ne unesco,sfide dhe privilegj”organizuar ne 5 vjetorin e perfshirjes se ketij qyteti ne listen e trashegimise kulturore boterore.Në konferencë merrnin pjesë perfaqesues te qeverise shqiptare, pushtetit lokal,biznesit dhe banorë të qytetit të cilët kanë kërkuar vendosjen ne funksion të godinave të gurta në të cilat kanë perfunduar projektet restauruese. Për këtë cështje drejtori i trashegimise kulturore prane ministrise se kultures Olsi Lafe shprehet:
"Po synohet që në bashkëpunim dhe me organizata joqeveritare, me individë, por edhe me institucionet lokale, të arrihet që godinat të cilat tashmë janë restauruar, të kenë mundësi të rijetësohen, të mos qëndrojnë më bosh, por të kenë funksione qofte administrative apo social-kulturore ne funksion te gjallerimit te jetes vecanerisht ne qendren historike", thote Olsi Lafe, drejtor i Trashegimise Kulturore Ministrinë e Kultures.
Gjate muajve te fundit perfaqesues te institucioneve publike, administratave shteterore, veprimtari te biznesit etj., kane shprehur interesimin e tyre per zhvendosjen e zyrave apo mjediseve të punës pranë zonës historike cka do të bënte të mundur dhe rigjallërimin e zonës muzeale e cila është edhe më e frekuentuara nga turistet vendas dhe ata te huaj.
Floreta Ligu < I mëparshmi