E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në aksidentaktori i Teatrit të Korcës

KORCE- Një aksident ë rëndë rrugor i ka marrë jetën aktorit të Teatrit të Korcës, Perika Gjezi.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korcë-Voskopojë, teksa automjeti me të cilin udhëtonte 50 vjecari është përplasur me një mjet tip fuoristradë.

Përplasja ka qenë fatale për aktorin ndërsa nuk dihet ende nëse ai udhëtonte i vetëm në makinë. Nderkohe nuk bëhet i ditur as identiteti i drejtuesit të fuoristradës.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik që i kushtoi jetën aktorit të mirënjohur të qytetit të Korcës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›