Pa surpriza, Lotarinë e fiton Austrian Lotary
Austriakët kualifikohen të parët. Fitues pas 30 ditëve, nëse nuk ka ankesa.
Financat nuk tërhiqen, tenderi shkon si e parashikoi media.
Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga gazeta Panorama dhe nga media të tjera në vend, fituese e licencës për organizmin e Lotarisë Kombëtare tani edhe zyrtarisht është kompania austriake Austrian Lotteries. Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Financave bëri me dije se dy ditë më parë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave zhvilloi fazën e dytë të tenderit dhe renditi si të parën kompaninë austriake dhe të dytën konsorciumin LTO, që është bashkim i tri kompanive. Në thelb, procedurën, pavarësisht se në dukje transparente, e shoqëruan hije të forta skandali që lidheshin me kriteret e aplikuara për pjesëmarrjen e kompanive, çka solli limitim të numrit në vetëm dy kompani, por edhe mungesa e një oferte ekonomike, çka e bënte këtë licencë të falur. Ministria e Financave argumentoi se marrja e përfitimeve do të shtrihet në vitet që do të jetë në fuqi licenca, duke përfituar pjesë nga xhiroja. Tashmë është zyrtare…
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).