Panariti vizite zyrtare dyditore ne Kosove
Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, është nisur për një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë. Kjo është vizita e parë që do të çelë turin e vizitave të tjera në rajon të shefit të diplomacisë. Gjatë kësaj vizite, ministri Panariti do të ketë bisedime dypalëshe me homologun e tij Enver Hoxhaj, Presidenten e Republikës së Kosovës Ahtifete Jahjaga, me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Ministrisë së Jashtme, qëllimi vizitës do të jetë zgjerimi dhe intensifikimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, diskutimi mbi ecurinë e proceseve integruese rajonale dhe europiane, pjesëmarrja e Kosovës në nismat e forumet rajonale, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i përpjekjeve për njohje të reja të Republikës së Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Ministri do të zhvillojë homazhe në vendin ku prehet Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova si dhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.