Masat për krizën e Eurozonën, Trojka në Athinë

Nën hijen e skenarëve për falimentimin e Greqisë dhe daljen nga eurozona, që u shfaqën sërish në median ndërkombëtare, në Athinë ndodhen përfaqësuesit e Trojkës, për shqyrtimin e programit ekonomik dhe bisedimet për masat e reja që nevojiten.
Misioni i Trojkës do të vazhdojë edhe gjatë muajit gusht dhe do të qëndrojë aq kohë sa do të nevojitet, deklaroi Simon O’Connor, zëdhënës i komisionerit për financat Olli Rehn.
Të enjten, drejtuesit e Trojkës do të takohen me ministrin e Financave, Janis Sturnaris dhe të premten me kryeministrin Antonis Samaras, për të finalizimin e masave që do të marrë qeveria.
Ndërkaq, stafi financiar i qeverisë vazhdon konsultimet e njëpasnjëshme me objektiv gjetjen e 3,5 miliardë eurove që nevojiten për plotësimin e paketës së kursimeve me vlerë 11,5 miliardë, për dy vitet e ardhshme.
Kjo paketë, procesi i privatizimeve dhe ndryshimet strukturore do të jenë në qendër të takimit të kryeministrit me liderët e dy partive të tjera pjesëmarrëse të koalicionit qeveritar, Venizelos dhe Kuvelis, ditën e enjte.