Korçë, “Magjia e madhe” në skenën e teatrit "Çajupi"
KORÇË- Teatri "A.Z. Çajupi" i Korçës doli këtë fundjavë para spektatorit të qytetit juglindor me premierën e re "Magjia e Madhe", komedi nga Eduardo de Filipo, me të Ervin Çulit.
Duket se regjisori Çuli, me këtë shfaqje ka vënë në një emërues të përbashkët tre faktorë që përbëjnë suksesin e një shfaqje; pjesën teatrale, trupën e teatrit dhe publikun.
Autori i madh italian De Filipo, me këtë komedi ngjitet për herë të parë në skenën e teatrit të famshëm të qytetit të serenatave e karnavaleve, që i shkon aq për shtat dhe atmosferës së kësaj komedie.
Konflikti i burrit me gruan është ndër më të vjetrit në botë, por komedia tingëllon aktuale në krizën e besimit që përjeton sot familja shqiptare në proceset e demokratizimit liberal të saj dhe të shoqërisë. Nga ana tjetër, komedia është edhe një apel për mirëkuptim, tolerancë e më shumë dashuri.
Natyrisht, si komedi e tipit Molerian, me një personazh të tillë në qendër si De Speto, shfaqja nuk do t’ia kishte arritur qëllimit të saj, pa lojën me nivel të lartë artistik dhe sjelljen "të gjallë" të kësaj figure, nga aktori i shquar i teatrit shqiptar Marko Bitraku.
De Speto i Bitrakut është një karakter i skalitur me mjeshtëri aktoriale, që i shtohet galerisë së varfër të teatrit në këto vite tranzicioni, duke e pasuruar atë me vlera të vërteta artistike.
"Korça, di të bëjë teatër", do të përsëritnim atë që tha publiku për premierën, pa harruar të përmendim edhe debutimin në një rol të dukshëm të Albano Prodanit- Magjistari, lojën plot freski e humor të Natasha Andonit, Shkëlqim Jaupit, etj.
(d.b/BalkanWeb)