E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB: Fondet "politike", komisioni nuk i dinte lidhjet

Perfaqesuesja e Bankes Boterore per Shqiperine, Kseniya Lvovsky, ka sqaruar dje gjate nje takimi me gazetaret, gjithcka ne lidhje me dhenien e fondeve nga ky institucion, disa subjekteve me lidhje politike. Ajo ka bere me dije se "procesi i perzgjedhjes ka qene transparent dhe se shume prej anetareve te atij komisioni nuk e kishin idene e emrave te partive politike ne Shqiperi dhe as se si keto organizata mund te jene politikisht te lidhura".

Fondet

Njera nga pyetjet qe i eshte drejtuar perfaqesueses se BB-se, Lvovsky nga TV "Klan", kishte te bente me nje reagim nga Zyra e Mbrojtjes se Konsumatorit, e cila ka denoncuar se Banka Boterore ka dhene 10 projekte, 5 prej te cilave ju jane dhene Partise Socialiste, domethene fituesit kane qene Erion Veliaj, Ditmir Bushati ne prag te fushates elektorale. Keshtu, pyetjes se sa transparente ka qene perzgjedhja e ketyre projekteve, Lvovsky i eshte pergjigjur se procesi i seleksionimit u menaxhua nga British Council dhe perfshiu edhe nje komision vleresimi me perfaqesues te nderkombetareve dhe organizatave te ndryshme nderkombetare. "U paraqiten 144 propozime, nga te cilat vetem 50 u perzgjidhen per fazen e dyte. Ato u vleresuan me shume kujdes nga komisioni, i cili shpalli fitues vetem 10 prej tyre. Mendoj se shume prej anetareve te atij komisioni nuk e kishin idene e emrave te partive pólitike ne Shqiperi dhe as se si keto organizata mund te jene politikisht te lidhura", tha Lvovsky, duke shtuar se ka qene absolutisht nje proces i pavarur, i bazuar mbi meritat e propozimeve. Kjo, sa u perket fondeve te dhena per konkursin per nje qeverisje me te mire ne Shqiperi, fituesit e te cilit u shpallen nga British Council dhe Banka Boterore. Ndersa sa i perket nje grantit japonez 1 milion dollare per fuqizimin e te rinjve, Lvovsky tha se procesi i selektimit vazhdon dhe kur te perfundoje do te njoftohet.

Rritja ekonomike

Kseniya Lvovsky, Perfaqesuese e Bankes Boterore per Shqiperine tha dje se, duke u nisur nga fakti se si e nisi rrugetimin e saj Shqiperia 20 vjet me pare, progresi ka qene shume i madh. "Dhe shqiptaret mund te jene krenare per vendin e tyre, per veten e tyre dhe per te gjitha ato qe kane kaluar dhe per te gjitha ato vuajtje qe kane duruar", tha Lvovsky. Ajo shtoi se progresi qe ka bere Shqiperia, duke kaluar nga vendi me i varfer ne bote ne nje vend me te ardhura mesatare ne me pak se 20 vjet, eshte absolutisht nje arritje e mrekullueshme, per te cilen te gjithe duhet te jene krenare. Ajo shtoi se ka nje axhende shume te rendesishme perpara nesh dhe kjo eshte arsyeja pse nderkombetaret dhe Banka Boterore ne vecanti, u kerkon partive politike te rivendosin dialogun dhe bashkepunimin ne menyre qe progresi i arritur deri tani te vazhdoje dhe te mos ngadalesohet.

Fondet per periudhen 2011-2014, shkojne ne 300 milione dollare

Nje nga projektet qe pritet te mbeshtet nga Banka Boterore eshte edhe nje analize e pergjithshme per te drejtat e pronave ne Shqiperi. Fondi per te mbeshtetur Shqiperine, per periudhen 2011-2014 nga Banka do te rritet, nga 275 milione ne 300 milione dollare, duke perfshire mbeshtetjen e financiare qe jepet ne zonat e permbytura. Javen e shkuar qeveria e Shqiperise dhe Banka Boterore negociuan me sukses nje kredi per Politikat e Zhvillimit me vlere 25 milione dollare. Kjo kredi mbeshtet politikat qe permiresojne asistencen dhe sherbimet shendetesore. "Jam shume e kenaqur qe sistemi elektronik i prokurimeve ne Shqiperi do te jete i pari ne rajonin e Evropes dhe Azise Qendrore, qe do te perdoret ne projekte te financuara nga Banka Boterore. Do te testohet ne projektin e Rrugeve Dytesore dhe Lokale qe menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sistemi elektronik i prokurimeve ne Shqiperia demonstruar efikasitet e transparence ne rritje gjate dy viteve te fundit",-tha Lvovsky. Kurse sa i perket amnistise fiskale, ajo u shpreh se ajo eshte ne fakt nje ceshtje e rendesishme dhe ne krye te ceshtjeve qe diskutohen aktualisht ne Shqiperi. Thelbesore eshte se si do te aplikohet ne fakt amnistia fiskale, me qellim qe permes faljes dhe amnistimit, te arrihet ne te ardhmen ne biznese formale, qe nuk do te shmangem me detyrimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›