E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Tokat, do te mbaj premtimin

Fatjona Mejdini

"Do te mbaj premtimin tim per pronaret e tokave bujqesore". Ky ishte qendrimi qe mbajti dje kryeministri Berisha, ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike. Duke i kthyer ne kete menyre pergjigje, akuzave te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, te bera publike, tre dite me pare ne Orikum te Vlores. Sipas Berishes, Rama aludoi me faktin se ai nuk kishte mbajtur premtimin per ceshtjen e tokave bujqesore. "E garantoj zotin Rama, se Berisha do te mbaje cdo premtim. Kjo nuk ka diskutim. Ate premtim qe kam bere per tokat e fermave, ate e kam dekretuar dhe ne radhe te pare, i dal zot vetes time. Une si President i Republikes bera dekretin, e kam bere me vetedijen me te plote, dhe bera ligjin", deklaroi Berisha. Sipas tij, ky premtim nuk eshte bere ne te gjithe pjesen e bregdetit dhe per kete arsye, ai do te mbahet. "Ndodhi nje manover parlamentare e zakonshme qe ma deshtoi, por kjo shumice do ta kalonte ate ligj. Ai premtim nuk eshte bere vetem ne Orikum, eshte bere ne Ksamil dhe ne shume vende te tjera dhe do te mbahet", deklaroi Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se. Ai gjeti rastin te keshillonte, kryetarin e PS-se, qe te mos bente gabime te renda, si ai ne Orikum, kur nxori njerez nga salla. "Me nervozizem ai nxori njerez jashte nga salla. I them se kjo nuk eshte praktike produktive. Vertete ti perdor pushtetin per te nxjerre kete apo ate nga salla, por e verteta eshte se ne opinionin publik ndodh e kunderta. Kur e perdor dhunshem pushtetin, je ti qe del nga salla, prandaj rri i qete", e keshilloi kryeministri Berisha, kreun e opozites Edi Rama. Sipas kreut te ekzekutivit, Edi Rama nuk kishte asnje arsye per t'u bere nervoz, pasi ai do te mbante te gjitha premtimet qe iu kishte bere qytetareve pergjate fushates zgjedhore. "Ai nga njera ane u kujton premtimin tim dhe nga ana tjeter i nxjerr jashte. Te mos nxjerre njerez nga salla. Ato cfare kam premtuar, une do t'i zbatoj", tha Berisha. Sipas tij, Edi Rama do te demtonte ne radhe te pare veten e tij, nga gjestet e nxituara kundrejt qytetareve ne vend. Ne menyre te here pas hershme, kryeministri Berisha ka kritikuar menyren se si kryetari i PS-se, Edi Rama eshte sjelle kundrejt medias, apo qytetareve pergjate aktiviteteve te ndryshme.

Rama ne Orikum: Berisha te vije ketu dhe te flase me ju

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, pak dite me pare vizitoi Orikumin per te marre takim me banoret e perfshire ne konfliktin per token e ndare sipas ligjit 7501. I shoqeruar nga deputete socialist te kesaj zone, Rama ka theksuar se ndonese premtimeve, Berisha nuk ka zbatuar asnje reforme per ceshtjen e pronesise ne vend, te cilen kryetari i PS-se e ka konsideruar si nje katrahure. Sipas Rames, Berisha nuk nderhyn per zgjidhjen e ketyre ceshtjeve, sepse ai kerkon qe familja e tij te behet nje familje latifondiste, duke zoteruar pjesen me te madhe te tokave ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›