E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ushtaraket, pensioni ne Kushtetuese

Rozeta Rapushi

Gjykata Kushtetuese, nis sot shqyrtimin e ankesave per shpalljen si antikushtetues, te ligjit per "Sigurimin suplementar te ushtarakeve te FA, punonjesve te Policise se Shtetit, Gardes se Republikes, Sherbimit Informativ, Policise se Burgjeve, te policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimit, te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem". Ne kete gjykate, u dorezuan dy ankesa, ku kerkohet jo vetem shpallja si antikushtetues te ketij ligji, por edhe pezullimi i menjehershem i tij. Ankesa e pare, eshte dorezuar nga Shoqata Kombetare e Ushtarakeve ne Rezerve, si dhe Shoqata "Organizata e punonjesve te policise ne lirim". Te dy keto shoqata, kerkojne qe ligji te shpallet antikushtetues, pasi bie ndesh me te drejtat e percaktuara ne Kushtetute si dhe te pezullohet menjehere, deri ne marrjen e nje vendimi nga ana e kesaj gjykate. Ankesa e dyte po me te njejtin subjekt, eshte bere nga institucioni i Avokatit te Popullit. Ky institucion se bashku me Sindikaten e Punonjesve te Policise se Shtetit, kerkojne shpalljen si antikushtetues jo te tere ligjit, por te shtate neneve te tij. Nderkohe qe kerkojne gjithashtu edhe pezullimin e zbatimit te tij, deri ne momentin e marrjes se nje vendimi nga ana e gjykates. Por ankesa kunder miratimit te ketij ligji, i cili u votua ne maj te ketij viti, ka edhe nga shoqata te tjera te interesuara. Ne Gjykaten Kushtetuese, ka mberritur edhe nje kerkese nga Shoqata "Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise". Kjo shoqate, i kerkon ne nje shkrese zyrtare, Gjykates Kushtetuese, qe te pranohet si person i interesuar ne gjykimin qe do te behet per ligjin ne fjale. Nderkohe qe burime zyrtare nga ky institucion, theksohet se ne dosjen gjyqesore ne lidhje me kete ligj, ndodhet edhe kerkesa e paraqitur nga Qendra Shqiptare per Rehabilitimin e Viktimave te Traumes dhe Tortures, e cila ka kerkuar lenien ne fuqi te ligjit te lartpermendur. Te mbledhura te gjitha se bashku, Gjykata Kushtetuese, do te shqyrtoje diten e sotme, ankesat e bera si nga shoqatat ashtu edhe nga Institucioni i Avokatit te Popullit. Ligji per Sigurimin suplementar te ushtarakeve te FA, punonjesve te Policise se Shtetit, Gardes se Republikes, Sherbimit Informativ, Policise se Burgjeve, te policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimit, te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem", u miratua ne maj te ketij viti. Pak muaj pas hyrjes se tij ne fuqi, shoqatat dhe institucioni i Avokatit te Popullit, e ankimuan si antikushtetues. Gazeta "Koha Jone", boton te plota nenet kryesore te ligjit qe ka hyre ne fuqi dhe sanksionet e tij per pensionet suplementare.

Ligji per pensionin suplementar te ushtarakeve

Perfituesit

Perfitues, sipas ketij ligji, jane:

1. Ushtaraket aktive te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise: oficere, nenoficere, studente ushtarake dhe kursante per nenoficere, ushtare me pagese/profesioniste, ushtar i sherbimit te detyrueshem, ushtarak ne rezerve/lirim/pension pleqerie.

2. Punonjesit e Policise se Shtetit kur jane aktive, me pagese kalimtare, ne pension pleqerie, studente kursante dhe ushtare (ndihmes agjente).

3. Punonjesit e Gardes, qe gjenden ne karriere, punonjesit me status si kursante, studentet dhe ushtaret, ish-punonjesit e Gardes, qe jane ne dispozicion, ne pritje per riemerim ne detyre dhe ish-punonjesit e Gardes, qe kane dale ne rezerve ose ne lirim pas hyrjes ne fuqi te ligjit nr. 8869, date 25.3.2003 "Per Garden e Republikes se Shqiperise", te ndryshuar, te cilet trajtohen me pagese kalimtare apo qe kane dale ne pension.

4. Punonjesit e Sherbimit Informativ te Shtetit, ne marredhenie pune me kete sherbim, ata ne lirim, me pagese kalimtare, ne pension, si dhe kursantet.

5. Punonjesit e Policise se Burgjeve, kur jane aktive, me pagese kalimtare, ne pension pleqerie, studente kursante dhe ushtare (ndihmes agjente).

6. Punonjesit e Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit.

7. Punonjesit e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem.

8. Anetaret e familjeve te personave te permendur ne pikat 1-7 te ketij neni.

Neni 3

Vjetersia ne sherbim

1. Vjetersia ne sherbim, sipas kategorive te perfituesve, eshte ajo e percaktuar ne ligjet nr.9210, date 23.3.2004 "Per statusin e ushtarakut te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise", nr.9749, date 4.6.2007 "Per Policine e Shtetit", nr. 8869, date 22.5.2003 "Per Garden e Republikes se Shqiperise", te ndryshuar, nr. 9357, date 17.3.2005 "Per Sherbimin Informativ te Shtetit", nr. 10 032 date 11.12.2008 "Per Policine e Burgjeve", nr. 8766, date 5.4.2001 "Per mbrojtjen nga zjarri dhe per shpetimin" dhe nr. 10 002, date 6.10.2008 "Per Sherbimin e Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme".

2. Per efekt te zbatimit te ketij ligji, vjetersia e sherbimit, e njohur sipas ligjeve te siperpermendura, bashkohet.

3. Per efekt te perllogaritjes se perfitimeve, viti i sherbimit njihet vetem kur eshte vit i plote.

4. Ne vjetersine ne sherbim perfshihen edhe:

a) koha e nderprerjes se karrieres, per shkak te nje urdhri apo vendimi te padrejte, te deklaruar me vendim gjykate;

b) koha e plote e vuajtjes se denimit me burgim ose internim, per motive politike, pas titullimit ne karriere, nga personat, qe kane sherbyer ne strukturat e percaktuara ne kete ligj, kur kane perfituar sipas ligjit nr.7514, date 30.9.1991 "Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike".

5. Per efekt te llogaritjes se vjetersise ne sherbim, koha e sherbimit ne disa funksione organike, me specifike te vecante veshtiresie, llogaritet me 1,5-fishin. Per permbajtjen e kesaj dispozite shprehen strukturat respektive, me shkrim, se cilat do te jene funksionet e vecanta organike, qe do te rivleresohen me 1,5-fishin. Keto funksione organike miratohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

Neni 4

Paga referuese

1. Perfitimet, qe jepen nga ky ligj, llogariten ne baze te pages referuese.

2. Paga referuese perbehet nga paga baze mujore per grade, sipas viteve te sherbimit dhe shtesat mbi page, ose nga paga baze mujore per funksion dhe shtesat, te cilat percaktohen e zbatohen per te njejten grade apo funksion ne daten e lindjes se te drejtes se nje perfitimi.

Per efekt te percaktimit te perfitimeve, paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas viteve te qendrimit ne ate grade apo funksion.

Pagat referuese te njesuara dhe rregullat e llogaritjes se pages mesatare referuese per te gjithe karrieren percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

3. Per studentet e shkollave te larta, qe pergatiten si ushtarake, si punonjes te Policise se Shtetit, si punonjes te Gardes se Republikes se Shqiperise, si punonjes te Policise se Burgjeve e te tjere, apo kursantet, qe pergatiten si punonjes te Sherbimit Informativ te Shtetit, paga referuese, per efekt perfitimi, eshte paga e grades apo funksionit me te ulet te oficerit ose e inspektorit te SHISH-it, ndersa per kursantet per nenoficere, paga referuese eshte paga me e ulet e grades apo funksionit te nenoficerit ose ndihmes inspektorit te SHISH-it te nivelit perkates.

4. Kur funksioni ose grada, qe kishte perfituesi, nuk ekziston me, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Brendshem (Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Komandanti i Gardes), Ministri i Drejtesise dhe Drejtori i SHISH-it, me urdher, bejne njesimin e tyre me ato funksione apo grada, qe jane ne fuqi ne castin e lindjes te se drejtes per perfitim.

Neni 5

Financimi

1. Perfitimet nga ky ligj financohen nga Buxheti i Shtetit dhe nga kontributet suplementare. Menyra e llogaritjes, procedurat e financimit dhe te pageses se perfitimeve, shpenzimet e administrimit dhe te financimit te tyre percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

2. Llogaritja dhe pagimi i perfitimeve, qe rrjedhin nga ky ligj, me perjashtim te atyre te percaktuara ne nenet 9, 10, 11, 12 e 22, behen nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore.

3. Personat e percaktuar ne nenin 2 te ketij ligji, gjate kohes qe jane aktive, paguajne kontribut shtese ne masen 2 per qind te pages referuese.

4. Kontributet shtese llogariten mbi pagen referuese mujore, ne perputhje me te njejtat rregulla, procedura afat pagese dhe kontribute, si per sigurimin shoqeror te detyrueshem.

Neni 6

Perjashtimi nga tatimet

Perfitimet nga ky ligj nuk tatohen.

Neni 7

Llojet e perfitimeve suplementare dhe kushtet e perfitimit

Personave te percaktuar ne nenin 2 te ketij ligji apo familjeve te tyre u sigurohen perfitime suplementare, mbi ato te percaktuara ne ligjin nr.7703, date 11.5.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, per:

a) paaftesi te perkohshme ne pune e sherbim;

b) parandalim per semundje;

c) rehabilitim shendetesor;

c) shperblim i menjehershem dhe pagese kalimtare, kur nxirren ne lirim/rezerve;

d) pension te parakohshem per vjetersi sherbimi;

dh) pension suplementar, mbi pensionin e plote te pleqerise;

e) pension suplementar invaliditeti;

e) pension suplementar familjar;

f) pension suplementar familjar, kur, per shkak te detyres, humbasin jeten;

g) pagesa suplementare per shpenzime varrimi.

Neni 8

Kushtet e perfitimit per paaftesi te perkohshme ne pune

Ushtaraku i sherbimit aktiv ne Forcat e Armatosura, punonjesi i Policise se Shtetit, i Gardes, i Sherbimit Informativ te Shtetit, i Policise se Burgjeve, i Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit dhe punonjesi i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem per kohen qe, per arsye shendetesore, behen te paafte per pune, paaftesi e cila vertetohet me raport mjekesor, marrin perfitime suplementare.

Neni 9

Masa e perfitimit per paaftesi te perkohshme ne pune

Masa e perfitimit suplementar per paaftesi te perkohshme ne pune llogaritet:

a) 100 per qind e pages referuese te muajit te fundit kalendarik te sherbimit, kur paaftesia e perkohshme zgjat deri ne 14 dite;

b) 20 per qind e pages referuese te muajit te fundit kalendarik te sherbimit, nga dita e pesembedhjete e paaftesise e ne vazhdim;

c) 10 per qind e pages referuese te muajit te fundit kalendarik te sherbimit per periudhen e shtrimit ne spital, kur perfituesi ka persona ne ngarkim.

Neni 10

Parandalimi per semundje

Ushtaraku i Forcave te Armatosura, punonjesi i Policise se Shtetit, i Gardes, i SHISH-it, i Policise se Burgjeve, i Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit dhe punonjesit e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, ne varesi te situatave operacionale, sipas percaktimit te bere nga komisioni mjekesor ushtarak, prane Spitalit Universitar Qendror Ushtarak, gezojne te drejten e parandalimit per semundje.

Ministri i Mbrojtjes, me udhezim, percakton rastet, procedurat dhe kriteret perkatese per zbatimin e ketij neni.

Neni 11

Rehabilitimi shendetesor

Shpenzimet per trajtimin shendetesor dhe ritrajtimin e ushtarakut te Forcave te Armatosura, te punonjesit te Policise se Shtetit, te Gardes, te SHISH-it, te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit, punonjesit te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, per rikthimin e aftesive ne pune, nga nje semundje apo demtim trupor, te ndodhur per shkak te detyres dhe te vertetuar nga komisioni mjekesor ushtarak, prane Spitalit Universitar Qendror Ushtarak, perballohen nga Buxheti i Shtetit.

Kriteret dhe masa e trajtimit percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

Neni 12

Shperblimi i menjehershem dhe pagesa kalimtare

1. Ushtaraku i sherbimit aktiv te perhershem i Forcave te Armatosura, i Policise se Shtetit, i Gardes se Republikes, i SHISH-it, i Policise se Burgjeve, i Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit dhe punonjesi i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, te cilet, pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, nxirren ne rezerve apo lirim, marrin nje shperblim te menjehershem, ne masen e dy pagave referuese mujore dhe pas ketij fillon trajtimi financiar me pagese kalimtare.

2. Pagese kalimtare jepet kur perfituesi ka jo me pak se 3 muaj sherbim. Pagesa kalimtare llogaritet ne masen 50 per qind te pages referuese mujore dhe fillon ne muajin e trete nga data e nxjerrjes ne rezerve apo lirim.

3. Trajtimi financiar me shperblimin e menjehershem dhe me pagese kalimtare, per te dyja llojet e perfitimeve se bashku, zgjat per aq muaj sa perfituesi ka vjetersi sherbimi, por jo me shume se 24 muaj.

4. Personat e percaktuar ne piken 1 te ketij neni nuk perfitojne shperblim te menjehershem dhe pagese kalimtare, ne rastet kur:

a) kryejne vepra penale ose shkelje, qe denohen me masen disiplinore perjashtim nga Forcat e Armatosura, nga Policia e Shtetit, Garda e Republikes, SHISH-i, Policia e Burgjeve;

b) largohen me kerkesen e vet per te filluar nje veprimtari tjeter ekonomike ose per t'u punesuar ne nje sektor tjeter;

c) dergohen me nje detyre shteterore me te larte ose paralele, me page mujore jo me te vogel se paga qe merrnin.

5. Ne rastet kur perfituesi punesohet, mund te perfitoje pagese kalimtare per aq kohe sa eshte percaktuar ne piken 3 te ketij neni, por deri ne ate mase, sa paga e re plus pagesen kalimtare te mos e kalojne pagen referuese mujore, ne baze te se ciles eshte llogaritur pagesa kalimtare.

Neni 13

Kushtet e perfitimit te pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi

Ushtaraku i sherbimit aktiv te perhershem ne Forcat e Armatosura, punonjesi i Policise se Shtetit, i Gardes se Republikes, i SHISH-it, i Policise se Burgjeve, i Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit dhe punonjesi i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, pavaresisht nga koha e daljes ne rezerve/lirim, deri ne plotesimin e moshes per pension te plote pleqerie, sipas ligjit nr.7703, date 11.5.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, fitojne te drejten e pensionit te parakohshem, kur:

a) plotesojne vjetersine ne sherbim, 12 vjet per femrat dhe 15 vjet per meshkujt;

b) kane mbushur moshen 42 vjec femrat dhe 47 vjec meshkujt.

Neni 14

Masa e perfitimit te pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi

1. Pensioni i parakohshem per personat, qe plotesojne kushtet e perfitimit, eshte 50 per qind e pages mesatare referuese mujore. Per cdo vit tjeter te vjetersise ne sherbim, sipas percaktimit, masa e pensionit shtohet me 2 per qind te pages mesatare referuese.

2. Masa e pensionit te parakohshem, e llogaritur sipas pikes 1 te ketij neni, ne castin qe lind e drejta per perfitim:

a) per personat, qe nuk kane paguar kontribute suplementare, nuk mund te jete me e madhe se dyfishi i pensionit baze, te percaktuar nga Keshilli i Ministrave, ne perputhje me ligjin nr.7703, date 11.5.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar;

b) per personat, qe kane paguar kontribute suplementare, nuk mund te jete me e madhe se dyfishi i pensionit baze, te percaktuar nga Keshilli i Ministrave, ne perputhje me ligjin nr.7703, date 11.5.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, shtuar me 2 per qind te pages mesatare referuese, per cdo vit sigurimi suplementar. Ne kete rast, shuma e pensionit mujor te parakohshem nuk mund te jete me e madhe se dyfishi i pensionit baze te pleqerise, plus 20 per qind te pages referuese te muajit te fundit te punes.

3. Pensioni i parakohshem per vjetersi sherbimi nderpritet kur perfituesi rikthehet ne sherbimin aktiv.

4. Kur perfituesi i pensionit te parakohshem punesohet ne vende te tjera pune, qe nuk lidhen me funksionin e tij te meparshem, masa e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi behet sa nje pension baze, i percaktuar nga Keshilli i Ministrave, ne perputhje me ligjin nr. 7703, date 11.5.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar.

5. Ne rastet kur karriera eshte nderprere, per shkaqet e percaktuara ne piken 4 te nenit 12 te ketij ligji, e drejta per pension te parakohshem per vjetersi sherbimi, nese plotesohen kushtet e percaktuara per kete perfitim, fillon pas 24 muajve.

Neni 15

Kushtet e perfitimit te pensionit suplementar te pleqerise

Ushtaraku i Forcave te Armatosura, punonjesi i Policise se Shtetit, i Gardes se Republikes, te SHISH-it, i Policise se Burgjeve, i Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit dhe punonjesi i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, qe perfitojne pension pleqerie, sipas ligjeve nr. 4171, date 13.9.1966 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken Popullore te Shqiperise" dhe nr. 7703, date 11.5.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, gezojne te drejten e nje pensioni suplementar pleqerie.

Neni 16

Masa e perfitimit te pensionit suplementar te pleqerise

Pensioni suplementar i pleqerise llogaritet me 1 per qind te pages mesatare referuese mujore per cdo vit sherbimi, por jo me shume se 50 per qind e pensionit te pleqerise, qe perfituesi gezon ne castin e lindjes se te drejtes per pension suplementar.

Neni 17

Kushtet e perftimit te pensionit suplementar te invaliditetit

Ushtaraku i sherbimit aktiv te perhershem ne Forcat e Armatosura, punonjesi i Policise se Shtetit, i Gardes se Republikes, i SHISH-it, i Policise se Burgjeve, i Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit dhe punonjesi i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem perfitojne te drejten per pension invaliditeti suplementar ne rastet kur jane deklaruar invalide dhe perfitojne pension invaliditeti te plote apo te pjesshem, sipas ligjit nr. 4171, date 13.9.1966 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken Popullore te Shqiperise" ose ligjit nr. 7703, date 11.5.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar.

Neni 18

Masa e perfitimit te pensionit suplementar te invaliditetit

1. Pensioni suplementar i invaliditetit llogaritet 1 per qind per cdo vit sherbimi mbi pagen mesatare referuese mujore, por jo me shume se 50 per qind te pensionit te invaliditetit, qe perfitohet sipas ligjit nr. 4171, date 13.9.1966 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken Popullore te Shqiperise" ose ligjit nr. 7703, date 11.5.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar.

2. Kur personat e siperpermendur behen invalide ne krye te detyres apo per shkak te saj, masa e pensionit suplementar te invaliditetit eshte 20 per qind e pages referuese.

Neni 19

Kushtet e perfitimit te pensionit suplementar familjar

Pjesetaret e familjes, ne ngarkim te personave te percaktuar ne nenin 2 te ketij ligji, kur perfitojne pension familjar, sipas ligjit nr. 4171, date 13.9.1966 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken Popullore te Shqiperise" ose ligjit nr. 7703, date 11.5.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, perfitojne edhe pension suplementar familjar.

Neni 20

Masa e perfitimit te pensionit suplementar familjar

Pensioni suplementar familjar llogaritet ne baze te pensionit suplementar mujor, qe kishte ose i takonte te merrte i ndjeri/e ndjera dhe eshte 50 per qind per bashkeshortin/bashkeshorten e ve dhe 25 per qind per cdo jetim, prind ose pjesetar tjeter te familjes ne ngarkim.

Kufiri maksimal i ketij perfitimi nuk duhet te jete me i larte se shuma e plote e pensionit suplementar, qe kishte ose i takonte te merrte i ndjeri/e ndjera, sipas ketij ligji.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›