E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Topi përfitoi prona si kooperativist

 Duke e vlerësuar këto ligje shumë të rëndësishme, kryeministri tha se ato synojnë harmonizimin me tregun të të gjithë qëndrimit ndaj çmimeve të tokës.

Kryeministri theksoi se çështja e pronësisë është një çështje dinamike dhe duhet kuptuar si e tillë”.

 “Ne, me ligjet tona synojmë tu japim përgjigje problemeve të krijuara, problemeve të trashëguara. Ne jemi një vend që trashëguam për fat të keq një deformim total të konceptit të pronës, jemi një vend që trashëguam një territor të shndërruar ne rezervuar njerëzor, sepse nuk lejohej lëvizja, ndaj dhe duhet të përgëzoj ministrinë  e drejtësisë, pasi ky është një hap shumë i rëndësishëm në reformën e pronës dhe të siguroj shqiptarët se mbetemi të vendosur, por edhe po lëvizim", u shpreh ai.

Kryeministri theksoi qeveria do të ndërmarrë në vazhdimësi vendime, të cilat përmirësojnë kuadrin ligjor për çështjet e pronësisë, për ti dhënë përgjigjen më të shpejtë dhe më të drejtë problematikës së pronave. "Çdokush që ka krijuar kooperativë bujqësore në mes të Tiranës për të përfituar prona si kooperativist nuk duhet të irritohet nga aktet administrative që ndërmerr qeveria”, tha Berisha, duke nënkuptuar Topin.

“Ndonjëri që mërzitet nga aktet që lëshohen për pronën, i them se askush nuk duhet të mërzitet nëse e ka bërë veten kooperativist për të marrë prona, ka bërë një gabim fatal ai që ka mashtruar për një gjë të tillë. Kooperativë bujqësore në qendër të Tiranës nuk ka pasur kurrë. Në këtë fushë po lëvizet me vendosmëri të madhe, me shpejt dhe më fuqishëm se në asnjë fushë tjetër, por kjo është një fushë e komplikuar, vijoi. /Start/

                                                                                             2012-03-13 17:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›