E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Topin e sqarova per Kushtetuten

Kryeministri Berisha, ne emisionin "Opinion", te Blendi Fevziut, ne TV Klan, ku ishin ftuar dhe kater analiste politike, eshte shprehur per ndryshimet kushtetuese, zgjedhjen e presidentit, takimet me Nanon, Ramen. Madje, ai nuk ka munguar te shprehet edhe ne lidhje me sistemin proporcional, duke akuzuar partite e vogla se po u permende pragun elektoral, ata te vrasin. Nderkohe, ne menyre te detajuar, ai ka sqaruar te gjitha marredheniet me Ramen, Nanon, Meten dhe Topin.

Si i cilesoni ndryshimet ne Kushtetute?

Ndryshimet kushtetuese jane te domosdoshme. Ne rast se shqyrtojne shtyllat e Kushtetutes, lirite dhe te drejtat e njeriut, parlamentin, zgjedhjet, kryeministrin, presidentin, prokurorine, nga shtyllat e Kushtetutes 70 per qind e tyre jane te reja. De fakto kemi nje Kushtetute. Ne rrafshin filozofik, kemi te bejme me nje habi te vertete. Po te imagjinosh skenen politike 14 muaj me pare, nga kjo kalohet po te keta aktore, po kalojne ne nje ndryshim madhor, ne ndryshimin me madhor te institucioneve te shtetit shqiptar qe nga viti 1992.

Perse u ndryshua Kushtetuta?

E kam pyetur shume here veten time dhe sigurisht edhe ju, por sigurisht pergjigjja me e ndershme dhe me e sinqerte eshte: NATO, NATO dhe vetem NATO-ja. Qytetaret e mbeshtesin para se gjithash se shqiptaret e ndjejne rrezikun, sepse jane nje komb qe kane pasur nje sere vuajtjes. Une nuk gjej arsye tjeter. Cfare ndodhi? Pozita dhe opozita u perqendruan ne kete projekt, kemi bere udhetime te perbashketa ne Bruksel. Pergjigjja ishte e qarte, do te merrni ftese nese do te ndermerrni reforma. Shpallen 4 muaj me pare se do te marrin cdo reforme per te favorizuar anetaresimin per ne NATO. Filluam me reformen ne drejtesi dhe komunikimi ishte shume intensiv per te gjitha keto, kaluam ligjin, nderkohe qe ishte diskutuar paketa tjeter. Do te thoni ju pse kryesisht me dy aktore? Per dy arsye, keta aktore perfaqesojne mbi 70% te qytetareve shqiptare, perbejne se bashku konsensusin me te mire te mundshem. T'i beje te gjitha partite e vogla ne te mire, do te ishte nje arritje.

Po pse preket sistemin zgjedhor duke e kthyer ne proporcional?

Ne beme ndryshimin e madh, madje beme dhe leshimin me te madh, kaluam nga parti mazhoritare ne parti proporcionale. Une e kam kerkuar me kohe kete sistem proporcional. Kam paraqitur me shkrim dhe goje, te adaptojme sistemin grek, por me disa ndryshime. Keto jane fakte. Kam pasur takim me Alfred Moisiun dhe Fatos Nanon per kete. Ka mbledhje forumesh dhe eshte vendosur qe te jete kjo. Por kemi kerkuar ne menyren me zyrtare sistemin proporcional.

Dhe kalimin e KQZ ne Ministrin e Brendshme?

Kur ne kemi bere Kushtetuten, problemi kryesor ka qene KQZ, pasi ne 90% te rasteve nuk eshte ne Kushtetute. Nuk po them une te shkoje qe tani ne Ministrine e Brendshme, por te bazohet ne Kod dhe kur ministria te jete e besueshme atehere te behet.

A jemi te vetedijshem se jemi te damkosur nga sistemi i dushkut?. Eshte nje sistem qe deformon vullnetin e zgjedhesve shqiptare. Ne lame prapa nje barre te madhe turpi.

Po Kushtetuta eshte miratuar me referendum?

Vete Kushtetuta parashikon se kur ajo do te kaloje ne popull, ka nene kushtetuese, ne rast per ne, menyra se si e kemi votuar, nuk kerkon qe te votohet ne popull. Ne rast se mblidhen firmat, le te votohet ne popull. Ju thoni qe prape te kthehemi nga "dushku". Por une dua te them se referendumi kushtetues eshte i vetmi akt zgjedhor qe ka marre zero nga nderkombetaret. Por dhe referendumi i bere ne '94, ku une humba, ishte i ligjshem. Petro Koci, ne ate kohe sekretar i pare i rrethit te Fierit, me dergoi te anuloja Fierin dhe nuk e anulova, se me duhej te anuloja referendumin.

Po vertet vetem ceshtja e NATO-s ju detyroi per keto ndryshime?

Dua te siguroj NATO-ja eshte thelbesore dhe jo estetike. Une e quaj nje gje jashtezakonisht te madhe qe shqiptaret tani e tutje do te jene te siguruar nga Aleanca me e madhe e koherave. NATO-ja ne kete aspekt eshte mburoja e padepertueshme e lirise. Per mua perben arritjen me te madhe nga Skenderbeu e deri me sot. Se dyti, mbi 85% ose 90%, e vendeve te Evropes nuk jane ne mazhoritar, por jane ne proporcional. Sistemi yne, po ta shihje dhe te mos beje aplikime ishte i drejte, por ai u deformua ne nje sistem te atille qe prodhonte moster elektorale dhe ne u beme unik ne Evrope. Kishte nje menyre qe te behej mazhoritar, qe te unifikoje voten e partise me voten e kandidatit. Se dyti, kishte nje menyre te dyte, ishte proporcionali, te cilin une e kam kerkuar 4-5 vjet perpara. Avantazh te jashtezakonshem ka qe jep nje perfaqesim te votave. Kryetari percakton ne cdo liste deputetet, te harrohet se dikush mund te futet pa percaktimin e kryetarit nje deputet ne liste, me cdo sistem qe te jete. Ne kete sistem perfaqesohen te gjitha ngjyrat. ne 2001, kishim ne Vlore, 8 mije vota dhe ata kishin 45 mije, ne atje s'kishim asnje deputet, si ato qe s'kishin ne Shkoder, kjo s'mund te pranohej.

Mund te sjelle monopolizimin e saj ne dy parti nepermjet rritjes fiktive te pragut?

Nuk krijoj rrezikun qe parlamenti te jete 80% e nje force politike. Keshtu qe, ka nje perfaqesim me nje qeveri te forte dhe me nje opozite te forte. Ka sisteme te pastra institucionale, ku ka vetem ne mbreterite konstitucionale, Suedia, Mbreteria e Madhe, Danimarka. E ka Gjermania, por e ka me nje prag 5%. Keto nuk pranonin prag, po t'u permendje pragun, keto sikur u permendje djallin. Per pragun, te vegjlit te vrasin. Per shkak te dushqeve, doli nje parti e trete apo e katert dhe do te na behet kryeminister, per Meten e kam, por nuk mund te behesh kryeminister, ai duhet te dale i pari dhe te behet. Zgjedhesit i ka dhene partise se pare shumicen e besimit. Ti ke bashkine, une kam qeverine, kjo eshte nje formule renduese per qytetaret shqiptare. Sistemi gjerman eshte nje standard demokratik universal, pervecse ne Shqiperi.

Mendoni se keni pasur kohe 17 vjet per integrimin ne NATO?

Nuk ka diskutim qe ne vonimin e proceseve te integrimit, pergjegjesia eshte e aktoreve politik shqiptar. Procesi i integrimit ka qene me afer ne vitin 1999, nese krijuam nje borxh per shqiptaret, e krijuam me pritjen masive te 1 milion kosovare dhe qe e krijuam me bujarine me te madhe ne bote. U be takimi ne Sarajeve, atje iu afrua Maqedonine. Atyre u tha vetem qe beni zgjedhjet e tetorit dhe ishte ky kuader qe kishte vendosur Kushtetuta, ishte KQZ-ja e percaktuar ne Kushtetute.

Kam qene me Fatos Nanon ne KE, ti harroje se mund te zgjedhesh Presidentin. Iken zgjedhjet e 2001, beme zgjedhje te Presidentit konsensual dhe erdhi Romano Prodi.

Po mocioni ndaj Keshillit te Ministrave, i jep kompetenca Kryeministrit?

Ndryshimi kushtetues e ka te percaktuar qarte. Ne te gjitha rastet. Ka mocion besimi, por dhe mosbesimi. Por, nuk mund te paraqesesh mocion mosbesimi nese ke mocion votebesimi. Nese ky trup legjislativ tregohet i pergjumur, nese kryeministri tregohet i papergjegjshem dhe nuk merr persiper pergjegjesite e tij, eshte bere padyshim gjetja me e mire.

Nuk mendoni se mund te sjelle krize kjo?

Qytetari fiton shume sepse i zhduket "dushku" nga te cilet politikanet fitonin, por qytetari denohej. Eshte nje vend qe do te frekuentohet shume me teper, qe do te investigohet me shume, kete fiton qytetari. Mos mendoni ju se qytetaret nuk i perjetojne krizat, ata kane interes politik dhe qytetar. Qytetaret nuk jane spektator te thjesht, por jane shume te perkushtuar, mund te them se fiton shume qytetari. Me shume fiton qytetari dhe jo politikani. Nuk kane humbur politikanet, pasi politikanet aty kane mbetur, ne vendnumero.

Keto parti politike sot kane marre vendimet me te rendesishme ne keto 17 vjet. Ne shkojme ne zgjedhje pa dushk, ky sistem nuk ka "dushk".

Keni pasur dhe voten e opozites por reformat?

Une nuk mund te heq nga vetja asnje lloj pergjegjesie. Une i jam shume mirenjohes opozites dhe kete e them edhe ne mbledhjen time ne parlament. Nese qeveria ka detyrim absolut per reformat, opozita ka detyrim moral dhe opozita po e permbush kete detyrim moral. Pra, edhe sikur t'i kishte kjo mazhorance te gjitha votat, nuk mund te ishte kaq e vlefshme sa c'eshte bere me opoziten.

Ju keni qene pro zgjedhjes se Presidentit nga populli?

Une nuk kam kerkuar qe keto takime kur kemi zgjedhur Presidentin do te ishin publike. Nese ato takime nuk do te ishin monitoruar nga mediat, nuk do te flitej ne kete menyre. Kete tip zgjedhje ne Evrope e ka vetem nje vend, Greqia dhe asnje tjeter.

Une kam kerkuar vjet nga muaji prill deri ne muajin maj, dhjetera here zgjedhjen e Presidentit nga populli. Por une perpara se te zgjidhem nga Parlamenti kemi bere ligjin me nje shumice qe s'eshte bere deri tani. Te njejtin rregull kam vene edhe ne Kushtetuten qe u hodh poshte me referendum. Edhe Rexhep Meidani, kundershtari im, me kete model eshte zgjedhur.

Blushi e kerkoi i pari?

Tha qe nuk e mbeshtes, sepse une kur e kam kerkuar, Berisha e ka kundershtuar, sepse kisha frike nga kriza e zgjedhjes presidenciale. Po e fute ne krize, qe jo behet dhe jo nuk behet, qe nuk duhet te futet...

Por per Topin vepruat ndryshe...?

Topi ka qene kandidati yne i vetem dhe ate kemi pasur deri ne fund.

Si do te sillen partite me sistemin proporcionalin rajonal?

E djathta ka disa variante. E para te krijoj nje formacion te perbashket, e dyta te gjej format e koalicionit. Kjo ceshtje eshte nje proces negociatash. Ketu duhet nje dakordesi, nje ujdi.

Do keni lista te perbashketa?

Ne listat e Partise Demokratike nuk i kemi thene per t'i futur ne listat tona partite e vogla. Ky nuk eshte nje sistem me zona. Secila parti do te kete listen e vet.

Komunikimi juaj me Ramen per ndryshimin e Kushtetutes?

U thashe anetareve te parlamentit, se Sali Berisha nese e realizon dot, eshte plotesisht per zgjedhje nga populli. Por, per te luajtur tangon duhen dy. Kemi komunikuar me zotin Rama dhe nuk kemi kontaktuar. Komunikim do te bejme se pa komunikim nuk behen keto pune, reforma do udheheqje", ka qene deklarata e Berishes. Ai ka sqaruar dhe detajet e arritjes se konsensusit me Partine Socialiste, duke garantuar 54 votat e Partise Demokratike "Une nuk pranoj qe te merrem vesh me kundershtaret e mi dhe te mos merrem vesh me bashkepunetoret e mi. Ata mblodhen firma, une s'kisha asnje gje. Une nuk pranoja te shkoja ne votim me Ilir Meten dhe Skender Gjinushin. Kete nuk mund ta beja, sepse nuk eshte ndershmeri, nuk eshte marreveshje. Ne teresi doli, ai votim qe ju pate. Marredheniet e mia me Presidentin jane shume te mira dhe ai nuk ka asnje dyshim qe une isha per President nga populli, sikur edhe ai ishte per zgjedhje nga populli. Kjo i garanton Kuvendit qe President do te jete nje njeri me i mire dhe me i afte.

Pse reagoi Topi?

Zoti Topi, ishte nje moment tjeter, ishte momenti i kundrafirmes, por gjithcka me pas eshte sqaruar. Pasi jam kthyer nga Anglia kam komunikuar me zonjen Topalli, pasi ishte gjithcka e kristalizuar, asgje nuk ishte e perfunduar.

Pse i mungoi transparenca ketij procesi?

Jo nuk eshte e vertete. Ne komision te ligjeve cdo deputet ka pasur te drejte te shkoje dhe te jap mendim per gjithcka, kjo zgjati dy jave. Per mandatin e prokurorit kemi diskutuar per vite te tera.

Ka pasur marreveshje...?

Problemi eshte se ju gjykoni me pasion dhe emocion. Ketu problemi eshte ndryshe. Ka qene Pandeli Majko dhe Ilir Meta, une kam qene ne Rogner dhe kemi nenshkruar me ta nje marreveshje prej 5 pikash shume te arsyeshme. Jam ulur me zotin Nano per zgjedhjet, jam ulur me zotin Rama per zgjedhjen e Presidentit. Ndjesi personale nuk mund te me pengojne qe per interesa te medha te arrij marreveshje. Nuk jam une ai qe i liderizoj ato.

Takimi me Nanon kur e quajtet lider historik?

Te themi qe ai nuk eshte lideri historik i se majtes, kjo nuk eshte e vertete. Te mos harrojme qe lideri historik dhe lideri meteorik jane gjera krejt te ndryshme.

Pyetje shume e drejte. Keto ndryshime kane filluar kater muaj me pare, eshte shprehur vullneti i perbashket per te bere ndryshime dhe ka filluar me reformen ne drejtesi, pasi eshte shprehur vullneti per te vazhduar me tej. Keto reforma i kam marre kryesisht per NATO, pasi NATO eshte nje frymezim per mua.

Pa reforma rri atje ku je. Kam pas fatin e mire te jem me opoziten ne krah atje. NATO para se te gjithash eshte nje Aleance politike.

Marre me shkurtime nga "Opinion"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›