Rama: Politika e vjetër po vazhdon monologun
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim që zhvilloi dje me banorë të fshatit Guri i Zi të zonës së Konispolit, në pjesën më jugore të Shqipërisë, kërkoi që politika të kthejë sytë nga populli dhe varfëria që ka arritur në ekstrem. Në vijim të turit të tij "Dialog me Shqipërinë", kryesocialisti nënvizoi se "kësaj politike duhet t‘i japim përgjigje me bashkimin e ri, jo në emër të flamujve dhe partive, jo në emër të atyre gjërave që padrejtësisht na kanë ndarë në këto 17 vjet, por në emër të të gjithë arsyeve që kemi për t‘u bashkuar si shqiptarë që jetojnë në mes të Evropës". Kreu i socialistëve theksoi se
"sot e gjithë ditën, politika e vjetër vazhdon në monologun e saj, vazhdon shfaqjen e saj, të lodhshme për të gjithë ne, vazhdon të na përcjellë nga kutia e televizorit, jo arsyen për të qenë optimistë dhe entuziastë për bashkëjetesën tonë në atdheun tonë, por arsye për të qenë të dëshpëruar dhe për të menduar si të largohemi nga atdheu. Kësaj politike duam t‘i japim fund, duke e nxjerrë nga kutia e televizorit, ku jetojnë me hallet dhe problemet e panumërta familjet shqiptare, që shohin me një shpresë të vrarë dhe të rivrarë në gjithë këto vite, nga kutia e televizorit dhe presin lajme të mira, presin angazhime serioze për zgjidhjen e problemeve të tyre, presin që të zgjedhurit me votën e tyre, të mos shohin vetëm interesin e karriges dhe të mos bëjnë gjithfarë akrobacish, për të garantuar përjetësinë e karriges së tyre, por të ulur në atë karrige, ku i ka çuar vota e shqiptarëve, burrave e grave, e djemve dhe vajzave të këtij vendi, të mendojnë për zgjedhëset e zgjedhësit e tyre, për fëmijët tanë".