E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez-Grant: Ka dhe nje ndeshje

Per trajnerin e Liverpulit, spanjollin Rafa Benitez, ndeshja e kthimit ne Londer do te jete e veshttire, por gjithashtu nuk eshte nje "mission impossible". "Celsi nuk humbet ne "Stamford Brigde", por cdo gje ka kohen e vet. Ne mund te ndryshojme historine. Ne e dime se ne "Stamford Bridge" do te jete e veshtire. Nje ndeshje e forte, si gjithmone aty. Ne e dime se nen drejtimin tim nuk i kemi shenuar nje gol Celsit sikerese edhe qe ata kane nje rekord te mire aty. Ata nuk jane mposhtur ne grupin e tyre, por besojme se ne do te jemi ne gjendje te ndryshojme historine, te shenojme ne fushen e Celsit si dhe te marrim nje fitore aty. Njerezit mbase mund te kerkojne qe une te ndryshoj sistemin e lojes, por gjithcka varet nga shanset qe krijojme. Torres pati dy raste dhe Xherrard nje, por tani gjithcka ka mbetur per ne ndeshjen e kthimit", deklaroi trajneri i "reds"-ave, Rafa Benitez. Nderkohe, per trajnerin e Celsit, izraelitin Avram Grant, skuadra e tij eshte me e favorizuar pas barazimit 1-1 te arritur ne "Anfield Road". "Mendoj se e merituam barazimin. Ishte nje ndeshje pa shume raste per shenim. Ne pjesen e pare ne patem nje rast me Drogbane, mbase dhe nje penallti. Pjesa e dyte ishte e njejte me te paren. Ne patem nje rast me Maluda. Dy golat qe u shenuan erdhen nga gabimet, sidomos per ne ne rastin e golit te pare. Futja ne loje e Nikolas Anelka ishte njer arme plus per ne, pasi ai u shnderrua ne kercenim per ekipin kundershtar. Barazimi 1-1, sidoqofte perben nje avantazh per ne", perfundoi deklaraten e tij trajneri i Ceslit, Avbram Grant.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›