Ceka: Gati krijimi i Polit te Trete

Skena politike pritet te kete tashme nje pamje ndryshe. Krijimi i nje grupimi te ri ne kampin e majte sjell dhe ndryshimin e radhes ne sfondin politik. E ne fakt eshte vete presidenti i Aleances Demokratike, Neritan Ceka, ai i cili paralajmeron krijimin e nje poli te trete. "Do te shohim se si do ta krijojme kete grupim, ku LSI do te jete force qendrore. Ne duam te japim nje alternative tjeter", vleresoi Ceka gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje. Njekohesisht, referuar krijimit te ketij grupimi te ri, Ceka vuri ne dukje faktin se "natyrisht qe suksesin duhet ta krijojme me imazh, duke dhene nje alternative ndryshe, pasi tashme nuk mund te quhet alternative dyshja Rama-Berisha, ngaqe jane e njejta gje. Pra per te dhene nje alternative qofte opozitare, qofte per te mbrojtur interesat e qytetareve". Ardhur ne kete pike, duket se rigrupimi i opozites ne dy formacione te ndryshme, e ne kete rast kundershtare, se vjen e behet me i paevitueshem. Rikujtojme qe kjo ndarje mes kampit opozitar arriti kulmin pas miratimit nga Kuvendi te ndryshimeve kushtetuese.
Presidenti i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, deklaroi dje se do t'i bashkengjitet levizjes se iniciuar nga LSI per te kundershtuar ndryshimet ne Kushtetute. Nderkohe qe, nga ana tjeter, Ceka perjashtoi cdo mundesi bashkepunimi me PS ne te ardhmen. "Partia qe une drejtoj nuk ka qene dhe nuk mendon se do te jete ndonjehere pjese e koalicionit me Partine Socialiste", theksoi Ceka gjate fjales se tij. Gjithashtu, referuar iniciatives per mbajtjen e nje referendumi, kreu aleancist u shpreh se "mendojme se eshte koha e nje sensibilizimi publik ne Shqiperi ne momentin qe eshte prekur Kushtetuta ne ato nene qe perjashtojne vullnetin popullor. Ndryshimet kushtetuese te miratuara se fundi ne parlament, detyrojne popullin te votoje dy partite e medha politike, pa i dhene asnje te drejte te seleksionojne te ardhmen e partive te vogla. Keto ndryshime krijojne nje pushtet te jashtezakonshem te Kryeministrit, pa i dhene asnje pushtet Presidentit te Republikes, si pika kyce e balancave te pushteteve dhe kontrolleve te pushteteve ne kushtetute dhe ulin autoritetin e deputeteve, duke i kthyer ata ne nepunes te partive politike apo te shefave te tyre".
Ceka vuri ne dukje dhe nje tjeter fakt, e pikerisht mundesine per nje bashkepunim me deputetet e kampit blu, te cilet propozuan zgjedhjen e Presidentit nga populli. "Nese do te kete ndjeshmeri nga ata deputete qe u terhoqen per arsye taktike mund te kerkohet nje referendum per presidentin dhe kjo eshte pika per te bashkuar gjithe votat", nenvizoi Ceka. Kjo, pasi, sipas tij, ende nuk eshte vendosur menyra se si do te kerkohet ku referendum. Ne nenin 150 te ligjit themeltar, pika 1 thekson se populli, nepermjet 50 mije shtetasve me te drejte vote, ka te drejten e referendumit per shfuqizimin e nje ligji. Pika 2 sakteson se Kuvendi, me propozimin e jo me pak se nje se pestes se deputeteve ose me propozimin e Keshillit te Ministrave, mund te vendose qe nje ceshtje ose nje projektligj i nje rendesie te vecante te shtrohet ne referendum. Nderkohe qe pika 3 thekson se parimet dhe procedurat per zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmeria e tij parashikohen me ligj.