E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata nuk gjen dot adresat e 4 ish-SHIK-asve

Gjykata e Krimeve te Renda has veshtiresi per zbulimin e adresave te kater ish-SHIK-asve te akuzuar per rrembimin, torturimin me pasoje zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, ne vitin 1995. Edhe pse prej tri ditesh kane nisur verifikimet per gjetjen e kater te pandehurve, deri dje nuk ishte bere e mundur qe te postoheshin njoftimet per fletethirrje ne gjyq. Burime zyrtare nga kjo gjykate kane bere te ditur se qe prej momentit te mberritjes se dosjes e caktimit me short te gjyqtarit Xhelal Elezi, i cili do te drejtoje procesin, po kryhen kerkime e verifikime per adresat e kryetatimorit Arben Sefgjini, ish-inspektoreve Budion Mece e Avni Koldashi dhe ish-drejtorit ne nje nga sektoret e SHIK-ut, Ilir Kumbaro. Ndersa per tre te paret ka te dhena per zona te banimit, mesohet se per te fundit nuk ka asnje informacion.

Keto procedura po kryen per te bere te mundur lajmerimin e te pandehurve se ndaj tyre eshte dorezuar nje dosje hetimore dhe se shpejti do te nise nje proces gjyqesor, ku jane marre te pandehur. Sipas procedurave ligjore dhe Kodit Penal, palet ne proces duhet te vihen ne dijeni ne menyre te tille qe te jene te pranishem seancen e pare qe pritet te startoje se shpejti. Ne rast se nuk mundesohet njoftimi i kater te dyshuarve per rrembimin dhe torturimin me pasoje zhdukjen e Remzi Hoxhes me 21 tetor te vitit 1995, atehere rrezikohet qe procesi te shtyhet dhe zvarritet hetimi. Ne momentin qe postohet fletethirrja per gjyq, atehere trupi gjykues me pese anetare i caktuar kater dite me pare me short, vendos edhe daten per seancen e pare gjyqesore. Kater te pandehurit e kesaj ceshtjeje jane drejtori i Pergjithshem i Tatimeve dhe ish-drejtor i deges se SHIK ne Tirane deri ne 1997, Arben Sefegjini, Ilir Kumbaro, ish-drejtor ne nje prej sektoreve te SHIK, Avni Koldashi, ish-shef i bazes se vezhgimit dhe Budion Mece, ish-inspektor, per te cilet Prokuroria e Krimeve te Renda vendosi hetimin ne gjendje te lire. Pese prokurore ndjekin dosjen, nderkohe qe per shkak te amnistise dhe lirimit ne vitin 2003, te dyshuarit nuk mund te riarrestohen deri ne perfundim te ketij procesi te hapur, pasi eshte rigjykim. Por sipas drejtuesve te gjykates, te akuzuarit kane te drejte te mos paraqiten ne seancat gjyqesore, por duhet te perfaqesohen nga avokatet mbrojtes te tyre te zgjedhur me prokure. Biznesmeni 42-vjecar u mor peng kur po dilte nga punishtja e tij duralumineve "Albatros", ne rrugen e Frigoriferit, Tirane, se bashku me shtetasit Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli, keta te fundit edhe deshmitare kyc te ketij procesi.

Bode: Sefgjini nuk mund te shkarkohet

Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka reaguar per presionet ne rritje per shkarkimin e drejtorit te Tatimeve, Arben Sefgjini, i akuzuar per ekzekutimin e biznesmenit nga Maqedonia, Remzi Hoxha. "Ne kohen kur Sefgjini eshte emeruar drejtor i Pergjithshem i Tatimeve, ai ishte nje person i cliruar nga te gjitha akuzat", tha Bode. Sipas ministrit, do te ishte nje shkelje e te drejtave themelore te njeriut, nese do te merrej mase ndaj tij. "Ai ka kerkuar kohe deri ne vertetimin e akuzave nga prokuroria, ndersa deri ne kete kohe doreheqja eshte ne doren e vete Sefgjinit", saroi kreu i Financave, qe ka nen varesi edhe te dyshuarin per rrembimin dhe torturimin me pasoje zhdukjen e 42-vjecarit, pronar i punishtes se duralumineve "Albatros" ne Tirane. "Largimi nga detyra eshte nje akt moral i vete Sefgjinit dhe jo nje detyrim i institucioneve per ta shkarkuar ate", perfundoi Bode, pas akuzave politike te diteve te fundit per mosreagim me largimin e Sefgjinit nga detyra.

Nisja e procesit muajin e ardhshem

Muaji i ardhshem, sipas te gjitha gjasave, pritet te shenoje edhe fillimin e procesit gjyqesor ndaj kater ish-SHIK-asve qe akuzohen per rrembimin dhe torturimin e biznesmenit Remzi Hoxha. Ndersa pritet te perfundoje verifikimi i adresave, Gjykata e Krimeve te Renda do te njihet dhe me arsyet e argumentuara prej prokurorise ne lidhje me ngjarjen e 21 tetorit te vitit 1995, kur te pandehurit akuzohen se kane marre peng me makinen e institucionit 42-vjecarin, duke e zhdukur dhe prej 13 vitesh nuk dihet asgje rreth fatit te tij. Hetimet rinisen ne vitin 2003 dhe u konkluduan me tre arrestime dhe nje ne kerkim, por me pas procesi u nderpre dhe te dyshuarit u liruan si pasoje e amnistise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›