Berisha: Trafikantet, denim maksimal
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha zhvilloi diten e djeshme nje vizite ne Qendren Kombetare te Pritjes se Viktimave te Trafikimit, ku deklaroi mbeshtetjen e plote te qeverise per viktimat e ketij fenomeni. Kreu i ekzekutivit kerkoi me shume bashkepunim nepermjet qeverisjes qendrore dhe organeve te drejtesise per parandalimin e trafikut te qenieve njerezore. I shoqeruar ne kete vizite nga zv/ministrja e Brendshme, Iva Zajmi, njekohesisht koordinatore kombetare ne luften kunder trafikimit, Berisha theksoi se duhet te cohen perpara drejtesise te gjithe ata qe kane trafikuar gra dhe femije ne vendin tone.
"Koordinatori duhet te vezhgoje punen e policise kriminale ne kete drejtim, te lidhet me Prokurorine e Pergjithshme dhe kudo qe ndodhen, ne menyre qe ata qe kane favorizuar, ata qe kane imponuar skllaverimin e tyre, duhet te marrin pergjigjen me te merituar ligjore", deklaroi Kryeministri, duke shtuar se kjo eshte nje detyre e qeverise. Nje vemendje te vecante ne viziten e tij, Berisha i kushtoi arsimit, punesimit dhe integrimit te qenieve te trafikuara. Ne kete kuader, kreu i qeverise tha se ne bashkepunim me Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale do te hartohet nje program i vecante per punesimin e viktimave te trafikut.
"Mund te hartohet nje program i vecante per punesimin e tyre dhe ne kete kontekst Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale duhet ta shqyrtojne qartesisht kete, ne menyre qe edhe me nje vendim te posacem t'i punesojme mbi bazen e kualifikimit qe ato moren ne kete qender", deklaroi Berisha, duke theksuar se per cdo njeri ka nje shans dhe fillim te ri. Po keshtu, Kryeministri Berisha kerkoi qe kurset e analfabetizmit qe zhvillohen ne kete qender te kthehen ne klasa te rregullta dhe aty te kete mesues qe te vijne te punojne me viktimat e ketij fenomeni te rende. "Kurset e analfabetizmit nuk duhet te mbeten kurse, por duhet te ngrihen klasa te rregullta si ne shkolle, te vine mesuesit ketu, per te dhene mesim te rregullt", kerkoi Berisha nga qendra e pritjes se viktimave te trafikimit. Qendra Kombetare e Pritjes se Viktimave te Trafikut eshte nje qender qe funksionon me financimet e buxhetit te shtetit. Gjate viti 2007 ne kete qender jane trajtuar rreth 86 gra dhe vajza shqiptare, dhe 1 e huaj viktima te trafikut, nder te cilat, 60% jane minorene te moshes 14-18 vjec. Gjithashtu qendra ka marre ne trajtim gjate 2007 edhe 4 femije.