E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Libri i Bardhe", tre muaj "shetitje" ne rrethe

Fushata e quajtur "Libri i Bardhe", e iniciuar nga Keshilli i Larte i Drejtesise do te zgjase tre muaj para se te mblidhen te gjitha mendimet dhe opinionet e gjyqtareve apo qytetareve te ndryshem ne te gjitha gjykatat e vendit. Aktiviteti i promovuar nga nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, nisi ditet e fundit te muajit dhjetor 2007 ne Gjykaten e Tiranes dhe shume shpejt do te shetise ne te gjitha rrethet, me diskutime te hapura mes gjyqtareve. Muaji mars pritet te jete momenti kur do te filloje edhe perpunimi i 60 mije faqeve te "Librit te Bardhe", ku perfshihen mendime dhe sugjerime te gjyqtareve per reformen ne sistemin gjyqesor. Konkluzionet perfundimtare dhe ekspertiza qe do i bejne ekspertet librit do t'i nisen Kuvendit dhe deputeteve per realizimin e reformes ne drejtesi. Ne takimin e pare me gjyqtaret e Shkalles se Pare ne Tirane u moren mendime te ndryshme, ku binin ne sy kerkesat e togave te zeza per rritje rrogash sipas eksperiences ne pune, masa me te rrepta, investim ne infrastrukture, disiplinim te gjyqtareve dhe shmangien e korrupsionit apo kafeve me palet ne proces, deri te ndryshimi i Kodit Penal e procedurave te gjykimit.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›