E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, vizita e pare si President ne Kosove

Presidenti Bamir Topi do ta kryeje ne Kosove viziten e pare te tij per kete vit. Burime nga Presidenca bejne te ditur se ne ditet e para te janarit, kreu i shtetit do te vizitoje Kosoven, ne momentet me delikate per te. Sapo mori detyren si President, Topi shprehu deshiren per te zhvilluar viziten e pare si kreu i shtetit shqiptar ne Kosove, por nje gje e tille nuk u realizua. Per kete arsye, duket se Presidenti Topi e ka vendosur qe te shkoje keto dite, ku pritet te zhvilloje takime te rendesishme me personalitetet e vendit. Nderkohe qe pothuajse ne cdo vizite te kryer jashte vendit, kreu i shtetit ka theksuar fuqishem qendrimin e Shqiperise pro pavaresise se Kosoves dhe mbeshtetjes se planit "Ahtisari" per te. Ne ditet e fundit te vitit te kaluar, Presidenti dha firmen dhe per nje sere projektligjesh e marreveshjesh te rendesishme. Nder to, Presidenti dha firmen e tij pro krijimit te seksioneve te vecanta penale per gjykimin e te miturve. Seksione qe do te krijohen prane gjykatave te rretheve gjyqesore kryesisht ne Tirane, Shkoder, Kruje, Diber, Lezhe, Mirdite, Puke, Kukes, Mat etj. Po keshtu, kreu i shtetit miratoi dhe marreveshje per rehabilitimin e infrastruktures se ujit ne Vlore, per grandin ushtarak me Turqine, si dhe aderimin e Shqiperise ne protokollin kunder prodhimit te paligjshem dhe trafikimit te armeve te zjarrit, pjeseve te tyre, komponenteve dhe municioneve. Nderkohe qe Presidenti nuk eshte bindur ende te jape firmen per emrin e Rexhep Meidanit, si kryetar te Akademise se Shkencave. Prej me se nje muaj, emri i Meidanit ndodhet ne tryezen e Topit, por ende nuk ka marre miratim apo refuzim. Nga ana tjeter eshte bere i ditur qendrimi kunder i Kryeministrit Sali Berisha per emerimin e Meidanit ne kete post. Kontradikte e cila mund te mbaje peng edhe firmen e Presidentit per te. Kreu i shtetit, Topi, ka gjithe kohen ne dispozicion per t'u shprehur per kete ceshtje dhe ka bere te ditur se do te konsultohet gjeresisht para se te marre nje vendim. R.Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›