E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Tregëtia në Shqipëri ka pësuar rritje

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se tregëtia në Shqipëria ka pësuar rritje të paparashikueshme. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri ka ironizuar edhe vizitën e kryesocialistit Rama në disa biznese në qytetin e Durrësit.
 

"Tregëtia është gjaku i ekonomisë dhe për njeriun s`ka asgjë më jetike sesa qarkullimi i gjakut. Kjo rritje dëshmon një rrijte të qartë të fuqisë blerëse në këtë vend. Unë mund tu them shqiptarëve se s`ka asgjë më të sigurtë sesa ajo që deklarojnë shitësit dhe tregëtarët. Pra qarkullimi i gjakut i ekonomisë shqiptare është në formën më të mirë. Dua t`i them kreut të PS-së se më është dukur i ngratë tek shkonte tek dyqanet e deputetëve të tij në Durrës. Ai të paktën të zgjidhte bizneset e tjera dhe jo të deputetëve të vet. Mos e politizo këtë. Ai është një biznes si gjithë të tjetrët. Unë nuk them se s`ka lista se ato ekzistojnë por unë them që po bëjmë gjithçka për punësimin e qytetarëve dhe kjo është bërë e qartë në dritën e diellit. Në Shqipëri s`ka rrijte të papunësisë por rënie të saj” theksoi Berisha.
 

Kryeministri Berisha ka akuzuar opozitën se po bën fushatë kundër rritjes ekonomike ndërsa I është përgjigjur edhe akuzave të saj kundër shifrave të INSTAT. "Të kesh një rrijte të shitjes do të thotë një vëllim qartësisht më i lartë. Imagjinoni ju kur të tjerët kanë ulje progresive në rajon nga shitjet.  Nuk është mirë të bësh deklarata pa iu referuar të dhënave zyrtare. Bënë një vit luftë dhe shpërndan akuza kundër INSTAT por çdo të bëjnë me institutet ndërkombëtare. Çfarë do të thonë për deklaratat e KE-së Shqipëria ka pasur rritje 4 përqind më të lartë se mesatarja e rajonit? Unë I them zotit Rama se sa bën betejë me statistikat më mirë shqyrtoji ato. Ti hedhësh ato poshtë vetëm se janë shqiptare por janë edhe ndërkombëtarët që e pohojnë këtë” shtoi Berisha.
 

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›