E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Angazhim të politikës për ligjin e Gjykatës së Lartë

Presidenti Bujar Nishani ka marrë pjesë sot në betimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli. Në fjalën e tij, presidenti Nishani kërkoi konsolidim të pavarësisë së gjyqësorit dhe funksionim dhe përgjegjshmërisë nga ana e gjykatave.
 

Ai gjithashtu kërkoi edhe një angazhim më të madh nga politika për ligjin për Gjykatën e Lartë. “Duhet të rikthehet besimi i qytetarëve tek gjykatat. Gjykata e Lartë duhet të jetë tempulli i drejtësisë dhe kjo gjykatë ka përgjegjësi dhe i takon fjala e fundit për të vendosur drejtësi” shtoi Nishani.
 

Nga ana e saj, kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj kërkoi nga kreu i shtetit të angazhohet për përmirësimin e kuadrit ligjor për funksionimin e Gjykatës së Lartë.
 

Artan Zeneli u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë me 117 vota pro, dy kundër dhe tre abstenim në seancën kuvendore, ku u votua dekreti i ish-presidentit Bamir Topi.  Zeneli u dekretua nga presidenti në 1 shkurt të këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›