Berisha: USAID, ndihme per luften kunder korrupsionit
Kryeministri Sali Berisha informoi dje drejtorin e ri te USAID, Joseph Uilliams, se ne fokusin e qeverise mbetet lufta kunder korrupsionit. Gjate takimit me rastin e emerimit te tij ne detyre, kreu i qeverise shprehu mirenjohjen dhe falenderimet e tij per kontributin e madh te USAID ne vendin tone si dhe mbeshtetjen e dhene ne disa sektore te rendesishem. “USAID ka mbeshtetur fuqimisht reformat tona ne ngritjen e nje sistemi te Qeverisjes elektronike si Taksave elektronike, prokurimeve, regjistrimit te bizneseve, nje reforme kjo shume efikase ne rritjen e transparences dhe luften ndaj korrupsionit”,-tha kryeministri Berisha. Gjithashtu ai permendi edhe mbeshtetjen qe USAID ka dhene per forcimin e kapaciteteve ne qeverisjen lokale. Nga ana e tij, Uilliams u shpreh se Shqiperia ka arritur rekorde ne vendosjen e sistemeve elektronike, si dhe ne shkallen me te cilen ka penetruar sistemi i teknologjise se Informacionit ne administraten publike, por edhe ne arsim. Gjate bisedes, kreu i qeverise kerkoi mbeshtetjen e USAID si edhe ne rritjen e partneritetit publik dhe privat. Gjithashtu kryeministri theksoi se prioritet madhor mbetet reforma ne Shendetesi, e cila do ta zbatohet me vendosmeri pavaresisht kostos qe do te kete kjo reforme.