Rama: Oferta ime per Sali Berishen
“Populli opozitar do ta zgjidhe krizen politike me ose pa Sali Berishen”. Kjo eshte bindja e shprehur dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje interviste per “TCH”. Gjate prononcimit te tij, kryesocialisti kembenguli serish per hetimin e zgjedhjeve, duke e cilesuar si nje te drejte kushtetuese te Kuvendit. Pas ketyre hapave, opozita, deklaroi lideri i selise roze, eshte gati te debatoje dhe te jape konsensus per reformat e medha ne vend. “Une kam shprehur qarte, pa asnje ekuivok, se jam i gatshem te ulem ne kete tryeze per te hapur nje dialog qe do te zgjidhe krizen politike”, u shpreh Rama. Nderkohe qe nga ana e pales tjeter, vijoi kreu i PS, nuk ka asnje angazhim te qarte dhe publik per dialogun, vetem fjale, fjale dhe vetem fjale. Fjale qe, sipas tij, synojne nga njera ane te krijojne idene e gatishmerise per dialog, por nga ana tjeter fshehin pavendosmerine e plote, mungesen e qarte te vullnetit, per te hapur kete dialog dhe per te zgjidhur krizen politike. Ndersa uroi qe kjo krize te zgjidhet permes forces se arsyes. I pyetur per kontestimet e Kryeministrit, pasi thote se kutite nuk mund te hapen sepse respekton vendimin e gjykatave, kreu i partise me te madhe ne opozite tha se “Berisha eshte njeriu i fundit qe pritet te flase per Kushtetuten, e ka shkelur ate rreth 30 here dhe 16 shkelje te tij jane provuar nga Gjykata Kushtetuese dhe te pakten jane 16 atentate, te cilat jane anuluar nga kjo gjykate”. “Nga ana tjeter, ritheksoj, se kerkesa jone per hetimin e zgjedhjeve nuk ka te beje as me gjykaten, as me vendimin e gjykates, te cilit i referohet ne menyre spekulative dhe genjeshtre Sali Berisha, por ka te beje me te drejten Kushtetuese dhe ligjore te parlamentit per te hetuar cdo ceshtje te nje rendesise te vecante”, beri te ditur Rama. Ai tha se kjo eshte nje ceshtje e nje rendesie kombetare, strategjike, te nje rendesie atdhetare, ceshtja e lirise dhe ndershmerise se zgjedhjeve. Te cilin, sipas tij, “Parlamenti mund te hetoje, jo per te permbysur pushtetin ne tavolinen e hetimit, por per t’i dhene fund korrupsionit elektoral, duke cuar perpara pergjegjesie te gjithe ata te cilet kane futur ne procesin elektoral, ne rast se kjo vertetohet nga hetimi”. Nga ana tjeter, lideri socialist, tha se ky hetim “do te kryhet edhe per ndryshmet e nevojshme legjislative, te cilat do te burojne drejtperdrejt nga nje analize e thelle, qe do te vije si pasoje e hetimit”. “T’i leme spekulimet, te ulemi per te zgjidhur krizen, te hapim kutite, t’i japim fund nje epoke te shemtuar qe vazhdon te na mbaje te ndare jo vetem nga Evropa, por edhe nga rajoni ku jetojme, ku askush nuk ben zgjedhje te tilla te turpshme dhe te hapim se bashku nje epoke te re, epoken e Shqiperise Evropiane, duke filluar procesi i zgjidhjes me i ndershem zgjedhor, ku populli i voton, ku populli gjykon, ku populli numeron”, drejtoi thirrjen kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.
MOSPERPUTHJA
“Nuk besoj se ka ndonje qytetar opozitar qe te jape shpjegime ne kete pike, rruga e detyra nuk perputhet gjekundi me rrugen e PS dhe fatkeqesisht po vazhdojne rrugen e Sali Berishes dhe ketij pushteti, qe ka grabitur zgjedhjet per te grabitur Shqiperine”, komentoi kundershtime e disa deputeteve socialiste, Edi Rama.