Viti 2011, skadon pasaporta e vjeter
Te gjithe ata persona qe nuk kane nje pasaporte biometrike, duhet te nxitojne te aplikojne per te, pasi pasaportat aktuale dalin jashte perdorimit ne vitin 2011. Kryeministri Sali Berisha, u shpreh dje gjate mbledhjes se Komitetit Nderministror per Liberalizimin e Vizave, se viti 2011 eshte percaktuar si viti i fundit per perdorimin e ketyre pasaportave. Nderkohe, per te gjithe ata qe aplikojne per pasaporta biometrike, krahas pajisjes me pasaporten e re, iu zhvleresohet pasaporta ekzistuese. Gjate kesaj mbledhjeje, kryeministri informoi se jane mundur te plotesohen ne teresi kerkesat e udherrefyesit te Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave. “Ka progres shume te madh dhe eshte zgjidhur problemi i kontrollit te bazes se te dhenave kriminale per aplikuesit per pasaportat biometrike. Kjo ceshtje ka marre zgjidhje”, sqaroi Berisha. Nga ana tjeter, ne kuader te ketij procesi, po zbatohet edhe Strategjia e Menaxhimit te Integruar te Kufirit. “Ne presim nje grup te ri ekspertesh, te cilet vijne per te inspektuar, per t’u njohur me progresin e bere dhe per ta prekur ne vend progresin e bere. Eshte jashtezakonisht e rendesishme qe Agjencite qe do te vizitohen, pasi ekspertet i zgjedhin vete edhe kohe, edhe vendin dhe agjencine, te jene te pergatitura per pergjigjet me te sakta dhe per demonstrimin per te qarte te atyre qe jane zbatuar dhe qe jane ne zbatim e siper, ne perputhje me udherrefyesin e Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave”, tha Kryeministri. Sipas tij, eshte shume e rendesishme qe rezultati i veprimtarise se koordinuar te luftes kunder krimit te organizuar te paraqitet mbi bazen e te dhenave te sakta. Berisha u shpreh se me teresine e vete kjo zhvillohet shume mire ne kuadrin e Task- Forces, por kjo zhvillohet edhe jashte kuadrit te Task-Forces. “Ka nje bashkerendim te perpjekjeve midis Sherbimit Informativ Kombetar, Policise se Shtetit, Agjencise se Luftes Kunder Pastrimit te Parave dhe Prokurorise per probleme te tjera madhore. Pra, qe te gjitha keto duhet te paraqiten. Kontributi i seciles agjenci duhet te pasqyrohet me vertetesi ne luften kunder trafikut te droges. Sherbimi Informativ Shteteror ka dhene nje kontribut thelbesor ne kete rast, por edhe ne raste te tjera”, vijoi kreu i qeverise. Sipas Berishes, ka edhe nje bashkepunim shume te mire midis policise dhe Sherbimit Informativ Shteteror ne luften kunder kriminalitetit. Nderkohe qe ka shume rendesi edhe ekspozimi i punes se Gjykates se Krimeve te Renda.