PD: “Dosjet”, ankim ne Strasburg dhe Referendum

Partia Demokratike do te hartoje nje ligj te ri per hapjen e dosjeve, por ky vendim nuk do te thote aspak terheqje, pasi ligji aktual i rrezuar nga Gjykata Kushtetuese do te ankimohet ne Gjykaten per te Drejtat e Njeriut, ne Strasburg. Deputetja e PD-se, Mesila Doda, tha dje se “Kushtetuesja e rrezoi ligjin per pastertine e figurave te shtetit shqiptar, edhe fale presionit politik te opozites dhe ate personalisht te Edi Rames, ndaj kesaj trupe gjykuese”. Si per t’i dale ne mbrojtje nje vendimi te tille, Doda tha se personalisht do te ndermarre nisme per referendum popullor kunder vendimeve te tilla. “Ky eshte akti me i rende ne mbeshtetje te krimeve te renda kunder njerezimit te sistemit komunist, krime te cilat jane kryer sistematikisht ne kete vend per 50 vjet rresht”, akuzoi Doda. Deputetja e PD-se, kritikoi vendimin e Gjykates Kushtetuese se eshte ne dhunim flagrant te direktives se 23 qershorit 2008, te Gjykates se Strasburgut, mbi konfliktin e interesit te trupave gjykuese dhe te parimit universal te konfliktit te interesit. “Gjykatesit qe votuan per abrogimin e ligjit, jane po ata qe kane marre vendime per vrasje njerezish te pafajshem deri ne vitin 1989, jane po ata mbi te cilet rendojne krimet me te renda kunder njerezimit”, denoncoi deputetja e selise blu, ne emer te PD. Ajo e quajti vendimin, nje akt te hapur kunder paqes sociale ne vend dhe garantoi opinionin publik se si individualisht ashtu edhe me kolege te tjere do beje cdo perpjekje qe Shqiperia te ndahet njehere e pergjithmone nga e kaluara e saj ne menyre ligjore. “Ju bej me dije gjithashtu se se bashku me kolege te tjere nuk do te ngurrojme qe te ndermarrim nismen e nje referendumi popullor per kete ceshtje madhore, ne menyre qe xhelatet te mos qendrojne me ne pushtet dhe qe Shqiperia te ndahet njehere e pergjithmone nga e kaluara e saj komuniste”, tha Doda. Ligji i rrezuar dy dite me pare ne Kushtetuesja me nje vendim unanim votash, u kritikua edhe nga Komisioni i Venecias. Pas kerkeses se mendimit nga Gjykata Kushtetuese, tek Komisioni i Venecias per ligjin mbi pastertine e figurave, nga ky keshill u kerkua permiresimi i ligjit ne funksion te parimeve kushtetuese. Ky komision kerkoi permiresim ne thelb te ligjit, per te mos shkelur te drejtat dhe lirite e njeriut. Ndryshime qe u kerkuan te pasqyrohen sa me shpejt ne ligj dhe saktesohen. Ne kete kuader, deputetja e PD-se, Doda, dha dje sinjalin per hartimin e nje ligji te ri nga ekspertet e mazhorances per hapjen e dosjeve. Nderkohe qe ka qene edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, qe per kete ligj pas kritikave te Komisionit te Venecias, u shpreh se ai do te permiresohet ne baze te rekomandimeve te sugjeruara.
Reagimi
PD paralajmeron se do te hartoje nje ligj te ri per pastertine e figurave per zyrtaret e larte te shtetit, apo te quajtur ndryshe per hapjen e dosjeve. Nderkohe qe ligjin e rrezuar nga Gjykata Kushtetuese do ta ankimojne ne Gjykaten e Strasburgut.