Berisha: Unë jam Shqipëria
Andis Harasani
Në kohën, kur kryeministri Berisha zbriti nga foltorja në sheshin “Skënderbej”, për të përqafuar ndër të tjerë edhe ministrin e koalicionit të tij të Gërde-cit, bëheshin gati dy orë që nxënës shkollash, administrata qendrore e lokale e çdo cepi të vendit, ishte rreshtuar në kuadrate pothuaj ushtarakë për të festuar me komandë hyrjen e Shqipërisë në NATO. Të njëjtës komandë “ushtarake”, i ishte përgjigjur dhe administrata e të gjitha ministrive në Tiranë; Ministria e Jashtme, Ministria e Bren-dshme, Ministria e Punës Tatim-Taksat, KESH-i, OSSH-ja...; të gjitha dikasteret pa përjashtim e dinin mirë se cili do të ishte kuadrati që duhej të mbushnin..., vendi i tyre ishte përcaktuar duke shkruar “markën” e secilës me shkumës në shesh. Çdo kuadrat, si në kohë lufte, kishte “komandantin” që merrte mungesat e “paarsyeshme” të punonjësve buxhetorë, të cilët me detyrim, duhet të festonin nën komandën e kryekomandantit kryeministër. Mbas ikjes së tyre, në shesh mbetën gjurmët e festës, por dhe gjurma e shkumësit, si një dëshmi që e para fli që ju bë NATO-s, ishte dinjiteti njerëzor i qytetarëve të Tiranës e gjetkë. Megjithatë, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes së errët që na vuri në gjoks zoti Berisha. Kryeministri ynë, që nuk la vlerë publike pa privatizuar në Shqipëri, që nga tokat e Porto Romanos me mikun e tij serbishtfolës Fazlliç e deri tek fansat e grupit të vjetër britanik UB 40 në sheshin “Skënderbej”, tentoi të dielën të privatizojë fitoren e gjithë shoqërisë shqiptare në përpjekjet e saj për integrim. Në NATO hyri Shqipëria, por Berisha thotë: Shqipëria jam unë!
Dhe, në fakt, të dielën, ai ishte gjithçka. Ishte njeriu që u kishte treguar shqiptarëve mes ekraneve të televizionit lakminë me të cilën shihte dokumentin e anëtarësimit që mbante në dorë Presidenti në zemër të Evropës, ishte telefoni që lajmëroi gjithë kabinetin e tij që të dilte ta priste në aeroportin e Rinasit, ishte regjisori i spektaklit masiv të demonstrimit në shesh dhe po të kishte mundësi, do të ishte edhe bashkësolisti i britanikëve të UB 40, ose së paku, balerin pas shpinës së tyre.
Natyrisht, kryeministri ynë ishte dhe njeriu që nuk do t’i përgjigjej kurrë pyetjes se pse u vonua kaq shumë kjo festë, që nuk do të përgjigjej kurrë se cili është roli i tij i errët në gjithë këto vite pluralizëm, që nga flirtet me naftë për serbët në kohën e embargos e deri tek miqësitë e tij të çuditshme e të sëmura po me serbë, që nga dekretet për nënshtetësi shqiptare që firmoste për militantë të Al Kaedas, e deri te thirrjet për të mos nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë, që shtypi butonin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi. E megjithatë ai thotë: unë jam Shqipëria! Unë jam “konsulli” që i dhashë Shqipërisë vizën për në NATO!
Ju kujtohet një nga batutat e spektaklit “Portokalli” të Top Channel: Ka për të tërë, para për të tërë? Të dielën, kryeministri ynë na tha sipas mënyrës së tij: Ka krizë për të tërë, ka dhembje tranzicioni për të tërë, ka varfëri për të tërë, por sukses ka vetëm për mua! Sipas zakonit, unë ndërtoj rrugën drejt Kosovës, por nuk di kush ka shpërdoruar paratë për ndërtimin e saj, unë jam turizmi, por nuk ndot ambientin me fabrikat e çimentos, unë jam drita e hidrocentraleve të premtuar, por nuk di pse nuk na shmanget errësira, unë ndëshkoj korrupsionin, por nuk di pse ka kaq shumë korrupsion në këtë vend, unë jam e vërteta, por nuk di pse ka kaq shumë gënjeshtër dhe butafori mes nesh!
Dhe kështu, ndërsa ai qëndronte lart në podium, të tijtë qëndronin në shesh në pritje të tortës së suksesit që ai do të ndante në kuptimin direkt të fjalës dhe tortën e pushtetit, në kuptimin metaforik të saj.
Të dielën kryeministri që po tenton ta çojë vendin në zgjedhje kuturu, pa ditur ende sa qytetarë votojnë, pa u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të votojnë, na tregoi edhe sesi do të donte të ndante nesër tortën e pushtetit: çdo aleat, një ministri. Domethënë, ju tha shqiptarëve siç ju kishte premtuar dhe ditë më parë, se qeverisja e tij e nesërme do të kishte po të njëjtin portret që ka sot. Me ministra të marrë të pandehur, me ministra që vishnin fanellën blu në momentin e fundit, me ministra që gjatë jetës së tyre politike i kanë ngjarë lavjerrësit që gjente prehje vetëm në kolltukun e ministrit, me miq të bërë armiq dhe anasjelltas. Domethënë, ku ishe? Hiçgjëkundi! Çfarë bëre? Hiçmosgjë! E rëndësishme është vetëm që në privatizimin e nesërm të pushtetit, secilit t´i afrohet një metër katror kolltuk ministri. Natyrisht nga prona që ai mendon t´u marrë sërish shqiptarëve në 28 qershor, me të njëjtën teknologji gënjeshtre si në 3 korrikun e katër viteve më parë.
Në tentimin e tij të pandalur për pushtet, kryeministri të kujton atë turmë amorfe dhe paemër të përshkruar mjeshtërisht nga Ismail Kadareja në romanin “Kështjella”. Pushtuesit turq që kishin rrethuar kalanë kishin mundur të merrnin si robinja vetëm shtatë vajza shqiptare, të cilat do t’i “transferonin” nga çadra në çadër deri në mëngjes për të shuar epshet fizike. Qeveria ka vetëm pak më shumë se një duzinë vendesh në tavolinën e saj. Të cilat kryeministri i minutave të fundit në pushtet, i shkëmben, jua afron të gjithëve, jua jep në përdorim vetëm e vetëm që ai të jetë në krye të tryezës. Berisha u premton të gjithëve, me lehtësinë e atij që fal pikërisht atë që nuk ka. Ndan si plaçkë tregu, si pronë vetjake të drejtën për të shërbyer.
Por ndjehet lehtësisht që është në pozitë të rëndë. Ndjehet që ai vetë është një nga shqiptarët e shumtë dhe shumicë dërrmuese që nuk besojnë butaforinë e skenës së të dielës në sheshin “Skënderbej”, që nuk i besojnë mbushjes së tij me lista dhe detyrim dhe kuptojnë se gamilja e pushtetit ku ata kanë hipur mbrapsht e ka të sosur ujin e saj.
Dy orë para se kryeministri të zbriste nga podiumi, nga oborri i një shkolle tetëvjeçare në kryeqytet, si dhe në shkolla të tjera të tilla, nxënësit po dilnin grupe-grupe për t´iu drejtuar sheshit. Janë në një moshë në të cilën fjalët NATO, integrim, standarde zgjedhjesh, nuk iu thonë absolutisht gjë më shumë se fjalët kompjuter, vidiogame, futboll apo dhe ndjenjë ndoshta. Megjithatë, ata ishin vënë në rresht. Njëlloj si vite më parë, kur diktatori Enver Hoxha diktonte gëzimin apo trishtimin e të gjithëve. Të dielën, bilbilit për të qenë të gjithë të gëzuar i fryu Berisha. Nuk mund të bënte dot ndryshe. Ashtu ka gëzuar ai edhe kur Shqipëria hyri në Traktatin e Varshavës, ashtu ka qarë kur vdiq Stalini apo është gëzuar rishtaz kur dolëm nga Traktati i Varshavës. Komunisti ynë me kravatë blu ka vetëm modelin e djeshëm në kokë, si kur privatizon festat, si kur i kthen festat e këtij vendi në tribuna të monologëve të tij të përçartura në emër të epshit të pashuar për pushtet. Njëlloj si ata pushtuesit e vjetër turq, që “transferonin” çadër më çadër shtatë robinjat shqiptare, njeriu që ka marrë peng vendin, i bie bilbilit për të thirrur nën armë çetën e mëkatarëve për të qeverisur sërish nesër, sepse nuk di të bëjë ndryshe. Megjithatë, e drejta për të ëndërruar është e pandryshueshme. Le të shohë ëndrra përçart edhe kryeministri ynë komunist nga shpirti, demokrat nga kravata dhe uzurpator i flamujve të grisur të pushtetit. Edhe për të po bie bilbili që do ta ulë në stol njëherë e mirë!