E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMCKARTA mënyra e preferuar e komunikimit

 

AMCKARTA, është një paketë e plotë me parapagesë që aplikon tarifë të njëjtë për të gjitha telefonatat brenda vendit. Abonentët AMCKARTA flasin me 8.3 lekë/min (pa TVSH) me çdo numër kombëtar, si celular ashtu edhe fiks. Abonentët e saj përfitojnë çdo shërbim me parapagesë të AMC, p.sh. Internetin për të gjithë, Fun Tune, Credit Transfer, Ring Me, SMS, MMS dhe mesazhet Zlango.
AMCKARTA numëron tashmë 330 000 dhe si rrjedhim i kësaj rritje u përsos më tej kjo paketë. Koha fillestare e bisedës u ul në 30 sekonda. Pas këtyre 30 sekondave, fillon tarifimi për sekondë. Dhe, për më tepër, koha fillestare e bisedës për telefonatat ndërkombëtare është 15 sekonda. Më pas fillon tarifimi për sekondë. Shërbimi Friends & Family i shton vlerë paketës AMCKARTA dhe afron njerëzit me njeri-tjetrin. Abonentët mund të formojnë një grup me tre numra AMC, një numër kombëtar (çdo rrjet kombëtar përveç AMC) dhe një numër ndërkombëtar dhe mund të komunikojnë me tarifa më të ulëta. Të gjithë pjesëtarët e AMCKARTA mund të flasin me 3.75 lekë/min drejt numrave AMC dhe me 40 lekë/min drejt numrit ndërkombëtar të grupit tuaj Friends & Family.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›