Obama, dekoron reshterin që vdiq për të ruajtur shokun
Rreshterit të ushtrisë amerikane, Jared Monti, i cili vdiq duke u përpjekur të ruante shokun e tij në Afganistan, iu dha medalja e "Kongresit e Nderit", që është edhe medalja më e lartë ushtarake për kombin. Ky vlerësim u bë gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë. Ishte presidenti amerikan Barak Obama ai që i dha medaljen e nderit familjarëve të ushtarakut të vrarë. Ky çmim pas vdekjes së tij, iu dorëzua prindërve të Montit. Ai u vra në qershor 2006, ndërsa po përpiqej të mbërrinte për të asisituar një shok të plagosur. Ndërsa po përpiqej të ruhej nga zjarri dhe të shtënat e talebanëve, një raketë shpërtheu pranë tij dhe ai humbi jetën. Obama tha se veprimet e Montit atë ditë, demonstruan etike ushtarake të nderit, të vlerave e trimërisë, dhe të sakrificës. "Ai mishëron atë besim që të gjithë ushtarët orvaten ta gjejnë. "Unë gjithmonë do të jem në vijën e parë, unë s'do ta pranoj kurrë humbjen, nuk do të dorëzohem dhe kurrë nuk do të lë një shok në rrezik", citohet të ketë thënë Obama duke iu referuar guximit të pashoq që tregoi rreshteri në luftë ndaj talebanëve.