E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Vasilit: Zhdukni korrupsionin në shëndetësi

TIRANë- Kryeministri Berisha i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili dhe drejtuesve të Shëndetësisë në vend marrjen e të gjitha masave për të zhdukur çdo shenjë të korrupsionit në sistemin shëndetësor. “Ju keni forcën profesionale e intelektuale - tha Berisha- për të vendosur standardet më të mira në sistemin shëndetësor. Deklaratat kryeministri i bëri gjatë mbledhjes së Task Forcës për gjendjen reale të shëndetësisë në vend dhe reformën në këtë sektor. Berisha u kërkoi drejtuesve të shëndetësisë të gjejnë dhe të vënë në zbatim të gjitha mënyrat, sesi ky sistem të dalë jashtë korrupsionit. “Duhet të marrim çdo lloj mase, edhe agresive. T’i rikthejmë dinjitetin këtij misioni të rëndësishëm, misionit të mjekut – vijoi kryeministri. Krahas përcaktimit të procedurave antikorruptive, Berisha kërkoi inkurajimin dhe rritjen e rrogave në shëndetësi. Në fund të diskutimeve, Kryeministri Berisha kërkoi hartimin e një plan veprimi konkret, në kuadër të kësaj reforme të madhe, plan ky që, pasi të diskutohet në masën e gjerë të mjekëve, do t’i përcillet grupit ndërinstitucional.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›