Tiranë, defekt elektrik, banorët 48 orë pa energji
TIRANE- Banorët e dy pallateve në minibashkinë numër 2 në kryeqytet prej dy ditësh po përballen me mungesën e energjisë elektrike. Ata akohen se nuk po gjejnë zgjidhje nga OSSH-ja edhe pse i janë drejtuar asaj për ndërprerjen e energjisë. Banorët deklarojnë se i paguajnë rregullisht faturat e energjisë por pavarësisht këtij fakti askush nuk është kujtuar për të rregulluar defektin që i ka lënë pa drita në këto ditë të ftohta dimri. Sipas banorëve, specialistët e OSSH-së u kanë shpjeguar se defekti ka ndodhur në kabullin elektrik nën tokë dhe për riparimin e tij duhet të hapet rruga, veprim që nuk mund të bëhet pa lejen e Bashkisë. Banorët kërkojnë riparimin sa më të shpejtë të defektit dhe rikthimin e energjisë, si e vetmja mënyrë për të përballuar edhe uljen e ndjeshme të temperaturave ditët e fundit. (e.n/News24/BalkanWeb)